Shqipri-Hungari
Shqipėria ka shumė arsye pėr ta mundur Hungarinė, ndeshjen e 28 marsit 2009. Jo vetėm pėr tė qenė ndėr ekipet e para nė renditjen e Grupit 1 kualifikues pėr Botėrorin 2010, jo vetėm pėr tė bėrė autokritikė pėr zhgėnjimin e fundit nė Maltė, jo vetėm pėr tė kėnaqur tifozėt e zjarrtė kuqezinj, por edhe pėr tė rregulluar diēka nė traditėn mjaft negative me europiano-lindorėt. Nga katėr ndeshjet e luajtura deri tani mes kėtyre dy kombėtareve, kuqezinjtė e kanė tė bardhė shifrėn e fitoreve dhe atė tė golave tė shėnuar. Nė kahun tjetėr, bilanci ėshtė mjaft negativ, plot 17 gola tė pėsuar, nga tė cilėt, 12 gola brenda njė ndeshjeje. Fjala ėshtė pėr 24 shtatorin 1950, nė kohėn kur kombėtarja jonė drejtohej nga trajneri Ludovik Jakova. Asokohe u luajt njė ndeshje miqėsore, e cila ka hyrė nė histori si humbja mė e thellė e kombėtares kuqezi, por njėherazi edhe si fitorja mė e thellė nė ndeshje tė kėtij rangu. Para kėsaj ndeshjeje, njollė e zezė pėr kuqezinjtė tanė, ishin zhvilluar edhe dy ndeshje tė tjera. Konkretisht, mė 20 gusht 1947, kombėtarja shqiptare do tė pėsonte njė humbje tė pastėr 3-0, nė ndeshjen e vlefshme pėr Kampionatin e Europės Qėndrore. Nė kėtė ndeshje, kuqezinjtė drejtoheshin nga njė trajner i huaj, Ljubosha Broēiē. Ndeshja e kthimit, ku u fiksua barazimi 0-0, mė 23.05.1948 , pati nė stolin kuqezi trajnerin Adem Karapici. Ndeshja e fundit nė radhė u zhvillua mė 11 tetor 2008, nė kuadrin e kualifikuesve pėr Botėrorin 2010. Hungarezėt fituan pastėr, 2-0, ndėrkohė qė kuqezinjtė tanė luajtėn njė pjesė tė parė tė mirė, ndėrsa nė tė dytėn u shfytyruan fare. Tashmė, nė derė ėshtė ndeshja e kthimit, e vlefshme pėr grupin 1 eliminator, ku Shqipėria, sikurse thamė edhe mė lart, synon tė shėnojė golin e parė nė ballafaqimet me Hungarinė, por tė regjistrojė edhe fitoren e parė. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė prishej sadopak ai bilanc mjaft negativ me europiano-lindorėt, tė cilėt kanė shėnuar plot 17 gola nė portėn kuqezi, nė katėr ndeshje, ndėrsa ne nuk e kemi shijuar asnjėherė kėtė nė portėn hungareze. Nė stolat respektivė janė dy trajner holandezė, Ari Han te Shqipėria, dhe Ervin Koeman te Hungaria. Pra, njė tjetėr sfidė brenda sfidės. Herėn e kaluar, nė Budapest, triumfoi Koemani, edhe pėr dobėsi tė kuqezinjve tanė, kėsaj here Ari Han synon revanshin. Ashtu sikurse kombėtarja shqiptare ka pėr qėllim tė bėjė sefte ndaj kėtij kundėrshtari. Ndeshja do tė fillojė mė 20:30, nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa. 90-minutat e sfidės nė fjalė do tė gjykohen nga njė treshe holandeze, me kryesor Bjorn KUIPERS, dhe ndihmėsa tė tij (anėsorė) Patrick GERRITSEN dhe Wilco LOBBERT. Vėzhgues i FIFA-s do tė jetė Bas NIJHUIS, edhe ai nga Holanda.
Ndeshjet Shqipėri-Hungari
20.08.1947: HUNGARI-SHQIPĖRI 3-0
(Kam. Europės Qėndrore)
Trajner: Ljubisha Broshiē
23.05.1948: SHQIPĖRI-HUNGARI 0-0
(Kam. Europės Qėndrore)
Trajner: Adem Karapici
24.09.1950: HUNGARI-SHQIPĖRI 12-0
(Miqėsore)
Trajner: Ludovik Jakova
11.10.2008: HUNGARI-SHQIPĖRI 2-0
(Kualifikuese)
Trajner: A.Haan
Bilanci: 4 takime
3 fitore Hungaria
1 barazim
Golaverazhi: 0-17