Sipas mediave italiane, shkencėtarėt e Universitetit tė Sienės kanė qenė nė gjendje tė zbulojnė njė armik tė ri pėr AIDS. KJO ėshtė njė molekulė e vogėl drejtuar kundėr enzimės qelizore, qė ėshtė provuar nė gjendje tė bllokojė infeksionin. Zbulimi, fryt i njė kėrkimi binjak tė Cnr dhe Universitetit tė Sienės, ėshtė publikuar nė gazetėn Medicinal Chemistry. Virusi HIV, shpjegon Giovanni Maga nė Igm-Cnr, ėshtė njė parazit i qelizave humane dhe nuk ėshtė i aftė tė riprodhohet jashtė organizmit tė infektuar. Pėr tu shumėfishuar, nė fakt, Hiv futet nė njė qelizė, vetėm njė limfocit tė gjakut dhe e zhvesh nga burimet e saj ushqyese dhe energjetike pėr tė dyfishuar gjenomin e vet dhe pėr tė ndėrtuar virone tė reja. Brenda kėsaj qelize tė infektuar virusi merr kontrollin e shumė enzimave qelizore, duke i detyruar tė punojnė pėr prodhimin e pjesėzave virale. Njė nga kėto enzima ėshtė proteina DDX3, qė lehtėson fluksin e informacionit gjenetik mes bėrthamės, ku ruhet informacioni dhe citoplazmės, ku pėrkthehet nė proteina tė reja. Shkencėtarėt kanė pėrdorur teknika kompjuterike pėr ndėrtimin e njė molekule pr proteinėn DDX3, e cila bllokon veprimin e saj, duke ndėrprerė formimin viral tė HIV, pa dėmtuar qelizat e shėndosha. Sipas ekspertėve, kjo hap shpresa shumė tė mėdha pėr kura efikase kundėr AIDS.