Kapriēot e motit kanė shkaktuar probleme nė Fier. Pėr shkak tė reshjeve tė dendura tė shiut, rreth 200 automjete janė bllokuar nė hyrje tė qytetit. Situata ėshtė rėnduar edhe nė rrugėn qė lidhet me autostradėn.
FIER-Moti i keq duket se ka shkaktuar jo pak probleme edhe nė rrethin e Fierit. Kėshtu si pasojė e reshjeve tė dendura tė shiut tė cilat kanė rėnė me intensitet tė lartė gjatė mbrėmjes sė djeshme dhe ditės sė sotme kanė bėrė qė tė dalė nga shtrati i tij lumi Gjanica. Pėr pasojė ėshtė pėrmbytur tregu industrial i kėtij qyteti i cili ndodhet pėrgjatė lumit Gjanica. Por fatmirėsisht nė treg nuk kanė qenė tė pranishėm tregtarėt dhe nuk janė shkaktuar dėme materiale.
Gjithashtu pėrmbytje ka pasur edhe nė disa shtėpi nė lagjen Afrimi i Ri, e cila ėshtė njė lagje periferike e qytetit tė Fierit. Mėsohet se pėr momentin punonjėsit e komunales kanė shkuar pėr tė zhbllokuar kolektorėt, por ende nuk ka njė pėrgjigje zyrtare se sa do tė zgjasė kjo situatė.
Por moti i keq, qė mesa duket ka pėrfshirė tė gjithė vendin ka bllokuar edhe autostradėn Lushnje- Fier nė komunėn Mbrostar dhe pėr pasojė kanė mbetur tė bllokuar 200 mjete nė hyrje tė qytetit tė Fierit. Policia ka mbėrritur nė vendngjarje pėr tė normalizuar situatėn dhe po orienton tė gjithė automjetet tė kalojnė nga rruga e vjetėr pėr tė shmangur kėshtu bllokimin e mėtejshėm tė mjeteve.
(burimi/balkanweb)