Alonso divorcohet me McLaren-in
E Shtune, 03 Nentor 2007
Tashme eshte zyrtare, Fernando Alonso ka lene McLarenin. Divorci, mes skuadres anglo-gjermane dhe pilotit ka ndodhur dje pasdite, duke bere qe kontrata mes tyre te perfundoje para kohe, e cila normalisht duhej te ndodhte ne 2009-en. Ndarja mes tyre ka qene me konsensus, keshtu qe spanjolli nuk ka per te paguar asnje gjobe.
Nje perfundim ashtu sic pritej mes Alonsos dhe McLarenit. Nje divorc qe ka ardhur pikerisht pas nje viti dashurie, ku marredheniet mes pilotit dhe skuadres se Voking nuk ishin aspak ideale. Nje vit i nxehte per ish-kampionin e botes ne 2005-en dhe 2006-en, ku ne kete kampionat ka hasur me shume veshtiresi sesa parashikohej, duke filluar qe nga marredheniet e tij me Ron Denisin dhe shokun e skuadres, Ljuis Hamiltonin. Te dy nuk e kane dashur kurre njeri-tjetrin, edhe me pas kur skuadra e Voking kaloi me anglezin si pilot te pare ne luften per titull, ai u gjend i izoluar.
Menaxheri i Alonsos, Luis Garsia Abad, ka mundur te arrije divorcin me McLarenin pas tre dite tratativash intensive. Megjithese kontrata e Alonsos perfundonte ne dhjetor te 2009-es, gjithcka u arrit te mbyllej me konsensus, duke bere te mundur qe piloti spanjoll te mos marre asnje penalizim, ku te paguaje prishjet e kushteve te kontrates. Ne komunikaten e McLaren, Hamilton do te jete piloti kryesor i tyre, qe do te konkurroje per titull dhe ne te shkruhej: Ndarja me konsensus nuk eshte bere me pare per arsye qe mos te kishte ndikime tek Alonso dhe skuadra. Vendimi qe u mor ishte me i drejti. Tashme qe lamtumira eshte zyrtare zerat per merkaton mund te fillojne.