Receta Gatimi

Kapen disa nga furnitorėt e heroinės pėr gjimnazet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Thumbs up Kapen disa nga furnitorėt e heroinės pėr gjimnazet



    Aksioni i Antidrogės, pranė shkollės sė mesme "Partizani", nė Tiranė. Sekuestrohen 610 gramė drogė dhe arrestohen dy poseduesit, kushėrinj.

    Skuadra e Antidrogės zbulon njė pikė distibutore tė heroinės pėr shpėrndarėsit e gjimnazeve nė Tiranė. Policia ka sekuestruar drogė dhe armė nė njė banesė me qira pranė gjimnazit "Partizani" dhe nė njė banesė tjetėr nė Vorė. Janė sekuestruar 610 gramė heroinė e pėrgatitur pėr shpėrndarje dhe kanė rėnė nė pranga dy poseduesit e drogės, djem tezesh me njėri-tjetrin. Aksioni i policisė, i koduar "Finish", ėshtė zhvilluar tė premten mbrėma, dhe u konkludua me arrestimin e korēarit Oltian Najtellari, 25 vjeē dhe kushėririt tė tij, Matildo Mezini. Dy kushėrinjtė janė marrė nė pyetje nga oficerėt e Antidrogės nė lidhje me origjinėn dhe mėnyrėn e sigurimit tė lėndės narkotike, si edhe pėr rrjetin e shpėrndarėsve, kryesisht pėr atė nė shkolla.
    Skuadra e Antidrogės sė Tiranės kishte tė paktėn njė javė qė survejonte lėvizjet e korēarit nga fshati Ravonik, i cili kishte marrė njė banesė me qira pranė shkollės "Partizani". Najtellari, kishte pasur precedentė tė mėparshėm me drogė nė Korēė, ndėrsa agjentėt e kryeqytetit kishin zbuluar lidhje tė dyshimta tė tij me shpėrndarės, pėrdorues dhe furnitorė droge nė Tiranė.
    Nė momentin qė oficerėt kanė siguruar informacionin se Najtellari kishte mbledhur njė sasi tė konsiderueshme heroine dhe do ua ndante shpėrdarėsve, tė cilėt shesin pranė territoreve tė gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeēare, kanė ndėrhyrė. Nė momentin e ndėrhyrjes, Najtellari ka qenė sė bashku me djalin e tezes, Matildo Mezini. Atyre u janė kapur disa doza me vete dhe me gjithė sasinė e gjetur nė banesėn me qira tė Najtellarit, bėheshin rreth 335 gramė heroinė. Najtellarit i ėshtė gjetur edhe njė pistoletė tip TT, tė cilėn e mbante pa leje. Kontrolli nė banesėn e Mezinit ka zbuluar 275 gramė tė tjera heroinė. Dy djemtė e tezeve janė shoqėruar nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, ku janė vėnė nėn akuzėn e mbajtjes dhe shpėrndarjes sė lėndėve narkotike, ndėrsa pėr Najtellarin, edhe armėmbajtje pa leje.
    (burimi/BalkanWeb)

  2. #2
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Do paguajne lirimin me kusht, dhe do lirohen...
    Kjo eshte nje nder arsyet qe shteti merret me keto aksione.
    Edhe pse u kapen 2 shperndares, kjo nuk do te thote qe ata jane te vetmit, keshtu qe per nxenesit e shkollave qe e perdorin, nuk prish asnje lloj problemi, pasi ka shperndares te tjere.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Ne Shqipri ka me shume furnitor droge sa police te antidroges,per mendimin tim policia duhet te rrisi agjentet e antidroges ne qytete,sidomos para shkollave.

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Pema ka dega plot, por pune eshte te prihet rrenja...

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Aha e Reno veshtire te pritet rrenja,sepse rrenja eshte vete shteti.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kapen grabitėsit e njė banke nė Durrės
    Nga gjendar nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2011, 12:50 PM
  2. Marihuanė nga Lazarati drejt Sarandės, kapen 340 kg
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 08:55 PM
  3. Panik ne gjimnazet e Tiranes
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 07:38 PM
  4. Kapen trafikantėt me dy fėmijė
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 11:09 PM
  5. Harta e shitjes se kokaines dhe heroines
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2008, 10:14 AM

Etiketat pėr kėtė Temė