Nje aksident i rende i ka marre jeten nje 12-vjecari ne qytetin e Durresit. Viktima Gjoni Recka eshte perplasur nga nje automjet, qe drejtohej nga 19-vjecarja Xheni.R.
Vajza ishte duke bere guide ne rere dhe e ka goditur per vdekje te miturin. Sipas policise, ajo drejtonte makinen me targa 8161 E, prone e te afermit te saj, Kastriot Daci.
12-vjecari eshte derguar ne spital, por nuk ka mundur te shpetoje, per shkak te goditjeve te marra. Uniformat blu te Durresit thane se aksidenti ka ndodhur per shkak te shpejtesise se madhe.