Njė rrufe nga ato qė nė gjuhėn popullore quhet “rrufe nė qiell tė pastėr” ka goditur disa banesa nė fshatin Brezhan afėr Kėlcyrės, nė rrethin e Pėrmetit, duke shkaktuar tė plagosur, dėme materiale dhe panik. Ngjarja e pazakontė ka ndodhur tė shtunėn rreth orės 16.30 gjatė njė rrebeshi qė, sipas dėshmitarėve, erdhi krejt papritur, me vetėtima e bubullima tė frikshme. Njė prej kėtyre shkarkimeve ka pėrflakur krejt njė lagje tė kėtij fshati. Rrufeja ka goditur mė fort banesat e familjeve Gjikdhima dhe Kolnasi tė fshatit Brezhan.

“Nė momentet e para, pesė pjesėtarėt e familjes Gjikdhima kanė humbur ndjenjat, ndėrkohė qė goditja e rrufesė kishte lėnė pas shembje tė mureve tė shtėpisė dhe flakė nė tavanin e nė trarėt e ēatisė sė shtėpisė”, thotė Gj.

Nasi, njė nga dėshmitarėt qė hyri nė banesėn e goditur e tė pėrfshirė nė flakė. Sipas tij, fillimisht ėshtė pėrmendur e zonja e shtėpisė, Kono
Gjikdhima, dhe mė pas edhe e bija dhe tre nipat e mbesat e saj. Mėsohet gjithashtu se vetėm njė nga pesė tė goditurit nga rrufeja nė familjen

Gjikdhima pati pasoja nė trup dhe kjo ishte vajza e shtėpisė, 25-vjeēarja Krisulla, e cila ka pėsuar njė djegie nė kėmbė. Nė familjet e tjera, goditja e rrufesė ka shkaktuar dėme nė mure dhe nė pemėt frutore tė djegura. Banorėt thanė se nė kėtė zonė shkarkesat elektrike tė rrufeve kanė qenė tė shpeshta, sidomos nė shpatet e malit tė Trebeshinės dhe kanė shkaktuar dėme, sidomos nė kopetė e bagėtive.


Burimi: Gazeta Shqip