Gjykata evropiane e te drejtave te njeriut ka penalizuar shtetin shqiptar me 450 mije euro, nje vendim ky qe perben denimin me shumen me te madhe dhene ndonjehere ne favor te paditesve per Shqiperine, pas ceshtjes “Driza” ne vititn 2007.

Ceshtja “Vrioni dhe te tjere kunder Shqiperise” ka lidhje me konfliktin e pronesise per gjysmen e nje banese private ne Tirane, qe sipas Gjykates evropiane te te drejtave te njeriut nuk eshte zgjidhur drejt nga shteti shqiptar dhe ku gjykatat kane shkelur te drejtat e pronareve.

Historia e se drejtes se prones lidhet me nje konflikt midis pronareve te vjeter B. Benusi dhe pronareve te rinj K. Glozheni per gjysmen e nje shtepie private se bashku me truallin dhe oborrin, gjithesej 600 meter katrore, te cilen pronari aktual e kishte blere rreth 50 vjet me pare.

Duke shpjeguar rrethanat e ceshtjes “Vrioni dhe te tjere kunder Shqiperise”, gjykata e Strasburgut tregon se si prona kishte kaluar nga njeri person tek tjetri. Para luftes ne Shqiperi, babai i kerkuesve ishte pronar i nje vile se bashku me 1,377 metra katrore truall ne Tirane.

Por ne 21 prill 1948 Gjykata e Larte Ushtarake e shpalli Benusin fajtor per ceshtje politike duke e denuar ate me 7 vjet burg, si dhe urdheroi konfiskimin e gjysmes se prones qe ishte hipotekuar.

Sipas nje ligji te asaj kohe, kjo prone i kaloi shtetit dhe brenda te njejtit vit shteti ia shiti kete pjese pronarit te ri Glozheni. Por ne 1992 prona iu kthye serish pronareve te vjeter duke shenuar keshtu fillimin e maratones se proceseve civile ne te gjitha shkallet e gjyqesorit vendas.

Procesi u mbyll ne vitin 2002 ne Gjykaten Kushtetuese me vendimin ku ankesa e aplikuesve u vleresua e papranueshme pasi ishte jashte juridiksionit te saj. Po ashtu, ne kete vendim gjykata e Strasburgut kerkon demshperblimin financiar me 450 mije euro per pronaret e vjeter, ndersa prona i mbetet pronarit te ri.

Ne kete vendim thuhet se shteti i paditur duhet t’ua paguaje te gjithe shumen kerkuesve brenda 3 muajve, nga data kur vendimi u be perfundimtar ne perputhje me nenin 44/ fraksion 2 te konventes.

Shifra prej 450 mije eurosh duhet te konvertohet ne monedhen e vendit te paditur ne kursin e aplikuar diten e vendimin. Pervec 450 mije eurove, shteti shqiptar duhet t’u paguaje kerkuesve edhe cdo takse qe mund te ngarkohet ne perputhje me demin financiar dhe jo financiar.