Trajneri i kombetares shqiptare te futbollit, Arie Haan ka dhene doreheqjen nga ky post.
Vendimi eshte marre para pak castesh dhe duket se holandezi ka gjetur gjuhen e perbashket me FSHF per t’u larguar.
Doreheqja vjen pas disa humbjeve te njepasnjeshme te regjistruara nga perfaqesuesja shqiptare ne turin e eliminatoreve per ne boterorin Afrike 2010. Largimi me vullnetin e holandezit ka kursyer detyrimet financiare te
FSHF-se, pasi ne rast te prishjes se njeanshme te kontrates, institucioni i futbollit shqiptar do t'i paguante te gjitha detyrimet e parashikuara ne kontrate, teknikut holandez.
Aktualisht, federata nuk ka publikuar asnje emer konkret per te marre drejtimin e kombetares kuqezi qe ndodhet ne vendin e 5-te te Grupit 1 per eleminatoret e Boterorit 2010.