Mendoj qe te gjithe ata qe kane lexuar te 7 librat e pare, po presin te 8 me entuziazem. Por ka mundesi qe autorja mos te doje ta beje dhe librin e 8. Shume versione te harry potterit kane dale neper forume posacerisht dhe vetem per harry potter edhe ne shume vende te tjera. Mendova qe as Lirentit mos t'i mungonte nje version. Kete e ka krijuar nje amerikan, qe ka te drejtat e autorit, dhe me dha lejen qe ta perktheja ne shqip dhe mund ta shperndaja. Ai ka bere gjithe ate pune, por une pertoja ta perktheja te gjithen (20 e ca faqe e me shume). Aq sa kam perkthyer po e ve ketu:
Kapitulli 1
Udhėtimi
Vraga nuk i kishte dhembur Harrit pėr nėntėmbedhjetė vjet dhe cdo gjė po shkonte mė sė miri.
Albusi shikoi dhe njė herė tė atin si ti thoshte faleminderit kur Rozi e shtyu nga mbrapa dhe I tha Do tė gjesh ndonjė ndarje para se tė mbushen tė gjitha?
Albusi mori valixhen dhe ndoqi Rozin nė njė ndarje bosh. Sapo u ulėn, kur u hap dera dhe u fut brenda nje djalė.
Djali, si i ati dhe gjyshja, kishte njė fytyrė rrethore. Ai kishte flokė tė zeza. Ai ishte i shkurtėer dhe i shėndoshė. Emri i tij ishte Xhejk Longbottom.
Ckemi Albus. Ckemi Rose. Foli Xhejku me njė bėlbėzim tė lehtė.
Hej Xhejk a je I emocionuar per Hoguortsin? Pyeti Rozi.
Xhejku u ul pėrballė Albusit dhe u pėrgjigj Nervoz mė shumė.
Nervoz? Por babai yt ėshtė mėsues nė Hoguorts! Rozi ishte e cuditur nga pergjigja e Xhejkut.
Por babai sdo tė jetė gjithmonė afėr meje kur njerėzit e kapin me mua. Kjo gjė ndodh kudo qė unė shkoj. Tha Xhejku mjerueshėm
Jam e sigurtė se cdo gjė do tė shkojė mirė nėse ti do tė punosh sa duhet. Unė i kam lexuar tė gjithė librat shkollorė. Duken shumė tė thjeshta dhe mamaja mė ka ndihmuar shumė. Tha Rozi sikur kjo gjė tė ishte e qartė.
Albusi degjoi Rozin tek po fliste tamam si Hermiona nė vitin e saj tė parė nė Hoguorts, por Albusi mendoi qė ishte e pamundur tė ishte aq mendjemadhe sa Rozi Uezli.
Dera u hap sėrish dhe brenda u fut njė djalė tjetėr. Ai ishte I gjatė, me njė fytyrė tė zbehtė dhe me flokė tė verdha. Sytė e tij ishin si tė Astorias, mamasė sė tij.
A ju vjen keq nėse ulem kėtu? Kudo ėshtė plot me njerėz... Zėri i Skorpius Mallfoit humbi tutje. Ai kishte frikė se mos refuzohej.
Ska problem. Zėri i Albusit ishte i fortė dhe kėtė herė nuk ishte mė nervoz. Pėr herė tė parė ai u duk qė ishte djali i prindėrve tė tij.
Skorpiusi u ul dhe po pyeste veten nė duhet tė thotė ndonjė gjė, por u shpėtua nga trokitja e gruas me karrocė. Skorpiusi bleu njė pije dhe u ul. Albusi bleu njė drekė tė bollshme sepse nuk kishte ngrėnė mėngjes. Xhejku dhe Rozi nuk blenė asgjė.
Nė kohėn qė treni po arrinte stacionin e Hogsmidit, biseda kishte marrė rrjedhėn e zakonshme. Rozi theu akullin duke e pyetur Skorpiusin se ne cfare shtepie donte tė hynte.
Unė dua tė hyj tek Gjarpeblerti. Albusi u drodh lehtė dhe, me sa duket, Skorpiusi e pa sepse shtoi, Keshtu qė unė mund tiu tregoj njerėzve qė jo tė gjithė gjarpeblertet janė kthyer nė tė kėqinj.
Por ne e dimė qė jo tė gjithė gjarpėblertėt ishin tė keqinj. Shiko Severus Pitonin dhe babanė tėnd. tha Rozi.
Mirė, unė dua tė jem tek Baldoskuqi. bėlbėzoi Xhejku.
Unė mendoj se Korbziu do tė jetė shtėpia ime, tha Rozi Mencuria pa kufi ėshtė thesar pėr cdo njeri!
Po ti Albus nė cfare shtėpie do tė jesh? pėshpėriti Skorpiusi.
Grifarti. Pėrgjigja e Albusit ishte e shkurtėr por dallohej sa shumė dėshironte ai tė ishte nė atė shtėpi.
Biseda kaloi tek Kuidici dhe tek mėsimet e shkollės. Nė kohėn qė treni arriti shkollėn, Albusi dhe Skorpiusi u bėnė miq.
Kur dolėn nga treni, panė njė turmė njerėzish qė ishin mbledhur dhe po bėrtisnin dhe po nxisnin ata qė kishin rrethuar.
Pasi u afruan mė afėr Albusi dhe Skorpiusi panė Xhejmsin tek po rrotullohej nė dysheme me njė version mė tė vjetėr tė Skorpiusit mbi vete.
Xhejmsi po bertiste o Mallfoi i ndyre ndėrsa djali tjetėr cirrej o Potter i ndyre.
Albusi dėgjoi Skorpiusin qė po thoshte Oh Xhejson. Albusi e kuptoi qė ai ishte vėllai i Skorpiusit.
Nevil Longbotomi erdhi duke vrapuar dhe pėrdori magjinė pėr ti ndarė dy djemtė.
Ju te dy ejani pas meje. Tha Nevili i zemėruar.
Skorpiusi u kthye nga Albusi dhe tha Shoh qė ke takuar vėllain tim.
Albusi u pėrgjigj Shoh se dhe ti paske takuar timin gjithashtu.