TIRANE-Meshkujt e huaj nuk e kanė aspak tė vėshtirė pėr tė pasur njė femėr shqiptare nė krevat. U mjafton vetėm njė telefonatė, njė pagesė e vogėl dhe sa hap e mbyll sytė nė shtratin e hotelit luksoz mbėrrin “barby” e tyre. E re, e shkolluar dhe e gatshme pėr t’u plotėsuar tė gjitha epshet seksuale. Policia ka goditur dje njė rrjet prostitucioni taksi qė vepronte prej kohėsh nė Tiranė. Nė pranga ka pėrfunduar 19-vjeēari Mario Monopuli dhe taksisti Altin Dajēi, tė cilėt shfrytėzonin si prostitutė nė hotelet luksoze njė studente me inicialet A.D, 24 vjeēe. Klientėt e studentes ishin kryesisht shtetas tė huaj, madje mes tyre kishte dhe pėrfaqėsues tė selive diplomatike nė vend. “Porosia” pėr tė pasur vajzėn nė shtratin e tyre tė hotelit bėhej me telefon. Klientėt duhet tė paguanin njė shumė qė varionte 100-150 euro dhe menjėherė taksia ndalonte nė hyrjen e hoteleve. Klientėt janė kryesisht shtetas tė huaj tė cilėt ishin tė gatshėm tė paguanin shumėn qė u kėrkohej”, saktėsuan burime nga policia. Klientėt e prostitutės 24-vjeēare gjatė kohės sė qėndrimit nė Shqipėri, qėndronin nė hotelet luksoze nė Tiranė. Duket se mes tyre ka dhe pėrfaqėsues tė selive diplomatike nė Shqipėri. Burime nga policia thanė se po hetojnė dhe mė tej pėr tė identifikuar pjesėtarėt e tjerė tė rrjetit tė trafikut. Nuk ėshtė hera e parė qė vajza tė reja studente kapen duke ushtruar prostitucion.