Nje e mitur ka rene pre e dhunes seksuale nga fqinji i saj, i cili nen kercenimin e thikes, e ka detyruar te kryeje cdo veprim qe donte ai.
15-vjecarja qe ka perjetuar kete makth kishte shkuar per te qendruar me bashkemoshatarin e saj, ashtu sic bente cdo dite. Por sapo ajo ka hyre ne banesen e fqinjit ne rrethinat e Kamzes, ku nuk ndodhej asnje person tjeter vec 15-vjecarit, Leonard N. ka marre thiken ne kuzhine dhe pasi ia vendosur ne fyt e ka perdhunuar.
Vajza po trajtohet nga psikologet pas ketij tmerri qe ka kaluar. Pas denoncimit ne polici nga e ema e vajzes qe mesoi ngjarjen, 15-vjecari eshte prangosur dhe eshte shprehur i penduar per kete ndodhi. Pas dy ditesh ai pritet qe te dale para gjykates per marrjen e mases se sigurise.