Kuvend - Miratohet marrėveshja pėr shlyerjen e borxhit ndaj Greqisė. Komisioni Parlamentar i Ekonomisė dhe Financave miratoi dje marrėveshjen ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe asaj greke pėr shlyerjen e borxhit tė rrjedhur nga marrėveshja ndėrmjet Bankės sė Shtetit Shqiptar dhe konsorciumit tė bankave greke, datė 24.6.1991.

Qeveria shqiptare kishte detyrime tė pashlyera ndaj shtetit grek, tė krijuara gjatė sistemit komunist. Detyrimet ishin konkretisht ndaj Bankės Kombėtare tė Greqisė dhe Organizatės sė Sigurimit tė Kredive tė Eksportit, nė masėn 48 milionė dollarė. Sipas tė dhėnave zyrtare, borxhi ėshtė marrė gjatė viteve 1987-1991, kur Shqipėria po kalonte momente tė vėshtira ekonomike, ndėrsa sistemit komunist po i vinte fundi.

Shteti ynė i kishte Bankės Kombėtare tė Greqisė 7,5 milionė dollarė, ndėrsa diferenca i takon Organizatės sė Sigurimit tė Kredive tė Eksportit. Qeveria shqiptare kishte detyrime tė pashlyera ndaj shtetit grek, tė krijuara gjatė sistemit komunist.

Ditėt e shkuara: Projektligji - Marrėveshja pėr kthimin e 40.6 milionė dollarėve qė u morėn nė vitin 1991. Shqipėria i kthen borxhin Greqisė, 2 milionė dollarė ēdo 6 muaj. Huaja financiare e marrė nga qeveria shqiptare nė vitin 1991 do t’i kthehet shtetit grek brenda 10 viteve. Kuvendi pritet tė miratojė marrėveshjen e kthimit tė borxhit qė parashikon shlyerjen e njė detyrimi prej 40 milionė dollarėsh. Pala shqiptare ka marrė kėtė borxh nė formėn e kredive nė vitin 1991.

Sipas detajeve qė shoqėrojnė vendimin e qeverisė, marrėveshja fillestare ėshtė bėrė nga Banka e Shqipėrisė, mė 24 qershor tė vitit ’91 me konsorciumin e bankave greke. Nė shlyerjen e kėtij detyrimi financiar parashikohet dhe pėrqindja e interesit. Hapja e Shqipėrisė nė vitin 1991 solli dhe njė kėrkesė tė qeverisė pėr financime nė pėrballimin e krizės ekonomike.

Nė kėtė linjė dhe huaja e marrė nga shtetit fqinj ėshtė vlerėsuar si njė zgjidhje e domosdoshme. Me nisjen e pagimit tė kėtij borxhi, shteti shqiptar parashikon tė ulė detyrimet financiare qė ka ndaj vendeve qė kanė kontribuar. Borxhi i jashtėm ėshtė pėrdorur nga qeveria si njė mėnyrė pėr tė ruajtur kursimet kombėtare dhe plotėsimin e kėrkesave pėr investime. Borxhi ndaj palės greke llogaritet tė shlyhet nė vitin 2018.

Pėr efekte tė interesit, marrėveshja ka pėrcaktuar si datė pagesė tė parė datėn 30 tetor 2008, ndėrkohė qė dokumenti dėrgohet pėr miratim nė muajin prill 2009. Pagesat e tij do tė bėhet me kėste nė ēdo gjashtėmujor. Nė kėtė mėnyrė, ēdo gjashtė muaj, Banka e Shqipėrisė do tė derdhi nė bankat greke, me tė cilat ėshtė bėrė marrėveshje, njė shumė prej rreth 2 milionė dollarėsh. Njė shifėr e konsiderueshme kjo, por qė, nė bazė tė kontratave tė pranuara nga pala shqiptare, ėshtė brenda standardeve. Marrėveshja nė fjalė pas miratimit nga Kuvendi do tė kalojė pėr zbatim nė Ministrinė e Financave, e cila do tė bėjė llogaritjen nė arkėn e shtetit.

KREDITE: Nė raportin e vitit 2008, Banka e Shqipėrisė tėrhiqte vėmendjen e qeverisė pėr shtimin e detyrimeve qė rrjedhin si pasojė e borxhit tė jashtėm. Ndėrkohė qė dhe institucionet ndėrkombėtare kanė theksuar se nė ndėrtimin e veprave madhore duhet tė kihet kujdes me marrjen e kredive.

Tė mbytur nė borxhe: Nė total 1.8 miliardė dollarė

Projektet e qeverive kanė bėrė qė borxhi i jashtėm i vendit, sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė, tė thellohet. Pėr vitin qė lamė pas shifra e borxheve tė qeverisė llogaritej nė rreth 1.8 miliardė dollarė. Njė shifėr e konsiderueshme kjo duke qenė se ēdo qindarkė i bie tė paguhet nga xhepat e taksapaguesve. Por, veē shumave fillestare, ato qė e shtojnė mė shumė nivelin e borxhit janė interesat. Gjata vitit 2008 vetėm pėr interesat e huave ėshtė paguar 28 milionė euro.

Marrėveshja e 1991: Si paguhen interesat e borxhit

Nė bazė tė marrėveshjes sė bėrė nė vitin 1991, pala shqiptare llogarit tė paguajė rreth 24 milionė dollarė interesa pėr 17 vite. Sipas vendimit tė qeverisė, shuma fillestare e marrė nga Banka e Shqipėrisė ka qenė 16,297,033 dollarė. Nė kėtė mėnyrė duke llogaritur interesat dhe maturimin e kredisė, shuma finale ėshtė 40,694,906 dollarė. Marrėveshja e shlyerjes sė borxhit ėshtė bėra nga qeveria e Shqipėrisė dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisė sė Greqisė, si dhe Organizatės sė Sigurimit tė Kredive (ECIO).

www.gazetalibertas.com