Mateu Kapitulli 13

24 Ai u propozoi atyre njė shėmbėlltyrė tjetėr: ``Mbretėria e qiejve i ngjan njė njeriu qė mbolli farė tė mirė nė arėn e vet.
25 Por, ndėrsa njerėzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjėr nėpėr grurė dhe iku.
26 Kur mė pas gruri u rrit dhe jepte fryt u duk edhe egjra.
27 Dhe shėrbėtorėt e padronit tė shtėpisė iu afruan atij dhe i thanė: "Zot, a nuk ke mbjellė farė tė mirė nė arėn tėnde? Vallė nga doli egjra?
28 Dhe ai u tha atyre: "Kėtė e ka bėrė armiku". Atėherė shėrbėtorėt i thanė: "A do ti tė shkojmė e ta shkulim?".
29 Por ai tha: "Jo, kam frikė se, duke shkulur egjrėn, bashkė me tė, do tė shkulni edhe grurin.
30 I lini tė rriten bashkė deri nė tė korra. Nė kohėn e korrjes unė do t`u them korrėsve: Mblidhni mė parė egjrėn, lidheni nė duaj pėr ta djegur; por grurin futeni nė hambarin tim"``.
36 Atėherė Jezusi, mbasi i lejoi turmat, u kthye nė shtėpi dhe dishepujt e tij iu afruan e i thanė: ``Na e shpjego shėmbėlltyrėn e egjrės nė arė``.
37 Dhe ai duke u pėrgjigjur u tha atyre: ``Ai qė mbjell farėn e mirė ėshtė Biri i njeriut.
38 Ara ėshtė bota, fara e mirė janė bijtė e mbretėrisė dhe egjra janė bijtė e tė ligut,
39 dhe armiku qė e ka mbjellė ėshtė djalli, ndėrsa korrja ėshtė fundi i botės dhe korrėsit janė engjėjt.
40 Ashtu si mblidhet egjra dhe digjet nė zjarr, kėshtu, do tė ndodhė nė mbarimin e botės.
41 Biri i njeriut do tė dėrgojė engjėjt e vet dhe ata do tė mbledhin nga mbretėria e tij gjithė skandalet dhe ata qė bėjnė paudhėsi,
42 dhe do t`i hedhin nė furrėn e zjarrit. Atje do tė ketė qarje dhe kėrcėllim dhėmbėsh.
43 Atėherė tė drejtit do tė shkėlqejnė si dielli nė mbretėrinė e Atit tė tyre. Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, tė dėgjojė!``.
44 ``Pėrsėri, mbretėria e qiejve i ngjan njė thesari tė fshehur nė njė arė, qė njė njeri qė e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gėzimi qė ka, shkon, shet gjithēka qė ka dhe e blen atė arė.
45 Akoma mbretėria e qiejve i ngjan njė tregtari qė shkon tė kėrkojė margaritarė tė bukur.
46 Dhe, kur gjen njė margaritar me vlerė tė madhe, shkon dhe shet gjithēka qė ka dhe e blen.
47 Mbretėria e qiejve i ngjan gjithashtu njė rrjete tė hedhur nė det, qė mbledh gjithfarė lloje gjėrash.
48 Kur ajo ėshtė mbushur, peshkatarėt e nxjerrin atė nė breg, ulen dhe mbledhin nė kosha ē`ėshtė e mirė, por i hedhin ata qė nuk janė tė mirė.
49 Kėshtu do tė ndodhė nė mbarimin e botės; do tė vijnė engjėjt dhe do t`i ndajnė tė mbrapshtit nga tė drejtėt;
50 dhe do t`i hedhin nė furrėn e zjarrit. Atje do tė ketė qarje dhe kėrcėllim dhėmbėsh``.