Pas ekiulibrit te perkohshem leku ka filluar te zhvleresohet serish ndaj euros. Ne tregun valutor nje euro eshte kembyer kete te hene me 130.7 leke, gati 1.6 leke me shume nga sa kembehej 1 jave me pare.

Vleresimi i lekut ka nisur qe prej fillimit te prillit, per te arritur piken maksimale ne mesin e muajit, ku nje euro u kembye me 129.1 leke.

Sipas eksperteve, kjo ka ndodhur per shkak te ofertes se larte te euros, pasi kjo periudhe ka perkuar me kthimin masiv te emigranteve.

Por pas perfundimit te festave leku filloi te zhvleresohet serish ndaj euros, duke arritur gati nivelet maksimale. Kjo situate duket se ka shqetesuar edhe autoritetet.

Burime konfidenciale thane per Top Channel se Banka e Shqiperise ka nderhyre ne treg duke ofruar euro me nje cmim prej 130.9 lekesh, per te ndaluar zhvleresimin e metejshem te monedhes vendase.

Disa eksperte thone se kjo situate mund te ndryshoje, siodomos gjate muajve te ardhshem ku fushata elektorale shoqerohet gjithmone me rritje te ofertes se lekut ne treg e per rrjedhoje edhe me zhvleresimin e tij.