Njė zvicerane anonime ka mbetur pa punė sepse nė pushimin e saj mjekėsor ka “shėtitur” nėpėr Facebook. I ka thėnė shefit se nuk guxon tė punoj para kompjuterit dhe se i duhet tė rrijė e shtrirė...
Zvicerania anonime i kishte thėnė shefit tė saj se nuk mund tė punojė para kompjuterit sepse doktori i kishte thėnė se duhet tė rrijė e shtrirė nė errėsirė. Por, mė vonė gjatė tė njėjtės ditė ishte aktive nė rrjetin e popullarizuar pėr shoqėrim online - Facebook. Kompania e sigurimeve Nationale Suisse thotė se me kėtė ajo e ka humbur besimin e tyre.

“Kėtu bėhet fjalė pėr besimin, e jo pėr Facebook”, thuhet nė deklaratė.

Gruaja ėshtė mbrojtur se duke qenė e shtrirė nė krevat kishte shfletuar profilin e saj nėpėrmes celularit iPhone dhe e ka paditur punėdhėnėsin i cili ka dashur tė “kap” atė dhe tė punėsuarit tjerė duke u dėrguar “ftesa miqėsie” misterioze me tė cilat ka pasur qasje nė aktivitetin e tyre online.

Kompania Nationale Suisse ka hedhur poshtė akuzat. Ata kanė pohuar se rastėsisht kishin dėgjuar nga njė kolege se e punėsuara ishte aktive nė Facebook. Jo shumė kohė pas kėtij rasti, nė muajin nėntor tė vitit tė kaluar, kanė ndaluar pėrdorimin e kėtij rrjeti tė popullarizuar nė vendin e punės.