TIRANE-USAID deklaroi sot se korrupsioni nė Shqipėri ėshtė mė i lartė se njė vit mė parė dhe se shtresa e mė tė korruptuarve janė ministrant, deputetėt, doganierėt dhe mjekėt. Pėrfaqėsues tė USAID nė Tiranė publikuan sot rezultatet e njė sondazhi pėr nivelin e korrupsionit dhe kategoritė qė ka prekur ky fenomen nė Shqipėri. Nė anketė kanė marrė pjesė 1 194 persona nė disa qytete tė vendit. Shumica e tė anketuarve kanė vlerėsuar se korrupsioni nė vitin 2009 ėshtė mė i lartė se ai i njė viti mė parė. Tė pyetur se cilat janė kategoritė qė janė mė shumė tė korruptuar, tė anketuarit kanė zgjedhur; ministrant, deputetėt, doganierėt, mjekėt. Kurse pėr mė pak tė prekur nga ky fenomen, anketuesit kanė shenjuar drejtuesit fetarė, presidentin, median, arsimin dhe ushtarakėt. Kurse pyetjes se kush po e lufton korrupsionin nė vend, pėrgjigja ka qėnė, media. Anketuesit jane shprehur negativisht nėse institucionet shtetėrore po ndihmojnė sadopak nė luftėn kundėr korrupsionit. Sipas sondazhit, nė kėto institucione mungon transparenca. Nderkaq sa i perket gjendjes ekonomike 50.4 % e te anketuarve mendojne se gjendja eshte e keqe ose shume e keqe. E megjithėse shumica mendojnė per here te pare se ka pėrmirėsime nė sistemin gjyqėsor qė ėshtė pėrmendur shpesh si ndėr mė tė korruptuarit, pyetjes sė sondazhit sesi e parashikojnė tė ardhmen e luftės kundėr kėtij fenomeni, anketuesit i janė pėrgjigjur se janė shumė pesimist pėr atė cfarė do servirė e ardhmja nė kėtė drejtim.
Burimi:[d.b/BalkanWeb]