Receta Gatimi

Per te fituar 8 cm gjatesi, thyen kembet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Per te fituar 8 cm gjatesi, thyen kembet


    Hajnal Ban

    Nente muaj sakrificia dhe vuajte te jashtezakonshme per te fituar tete centimetra gjatesi.
    Ky eshte cmimi qe ka paguar Hajnal Ban, 31-vjecarja, keshilltare komunale e Logan City, qyteze ne Queensland te Australise, e cila rrefen se i eshte nenshtruar nje operacioni per zgjatjen e gjymtyreve te poshtme ne Rusi.

    Nderhyrja ndodhi tete vite me pare, po vetem tani Ban ka vendosur qe t'i tregoje te kaluaren e saj njerezve te qytezes ku jeton.

    Operacioni ishte shume i dhimbshem. Fillimisht u thyen kembet ne kater pika dhe vajza qendroi ne spital per muaj te tere, ndersa kembet e saj zgjateshin nje milimeter ne dite.

    Ne fund te trajtimit politikania e ardhshme australiane ishte 1.62 cm nga 1.54 qe ishte para operacionit.

    Nderhyrja


    Operacioni u krye ne kliniken ortopedike "Ilizarov" ne Kurgen te Rusise dhe kushtoi 40 mije dollare australiane (21 mije euro).

    Ban eshte me origjine hungareze, ka lindur ne Izrael dhe qe e vogel ka jetuar ne Australi. Ne 2006 tregoi sekretin e saj, ne nje liber qe mbante pseudonimin Sara Vornamen, i cili titullohej "God Made Me Small, Surgery Made Me Tall" (Zoti me beri te shkurter, por nderhyrja kirurgjikale me beri te gjate).

    Gjate diteve te fundit nje rrjet social australian zbuloi identitetin e vertete te autores dhe keshtu Ban u detyrua te hiqte masken dhe te publikonte ate qe kishte ndodhur vertete me jeten e saj.

    Qe kur ishte e vogel per shkak te gjatesise ajo kishte komplekse. Ne shkolle e therrisnin 'xhuxhe' dhe epiteti e shqetesonte jo rralle here.

    "Shume vajza vuajne per shkak te peshes se tyre ose per shkak te hundes se madhe. Une ndihesha keq per shkak te shtatit tim te shkurter", deklaron ajo per "Times".

    E lumtur
    Pasi u mendua dhe studioi per shume vite, Ban vendosi te beje hapin e saj te madh dhe shkoi ne Rusi. "Nga nderhyrja kirurgjikale deri ne rehabilitimin e plote m'u desh rreth nje vit, ndersa per nente muaj kam vuajtur shume per shkak te dhimbjeve te jashtezakonshme qe ndjeja", tregon Ban.

    31-vjecarja tregon se ne kliniken ku qendroi, vetem pak persona ndodheshin atje per motive estetike, shumica ishin njerez qe kishin probleme nga deformimi i kockave ose probleme serioze me rritjen e tyre.

    Pasi kane kaluar shume vite, Ban nuk eshte penduar aspak per vendimin qe ka marre, pavaresisht shqetesimeve dhe dhimbjeve qe ka kaluar.

    "Nuk qahem per zgjedhjen time; ishte nje vendim qe e mora bashke me familjen. Isha e pergatitur, kisha lexuar shume rreth asaj qe me priste dhe jam shume e lumtur qe shkoi cdo gje mire", tregon Ban.

    Megjithate nuk ndihet gati per t'ua keshilluar te njejten gje vajzave qe kane probleme me gjatesine.
    Nderkohe ajo parapelqen qe njerezit te mos e etiketojne me, si vajza qe zgjati kembet, por si nje person qe kontribuon ne jeten politike te qytezes australiane ku ajo jeton.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    po saka ca te beje dhe thyene kemben

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Skane ca bejne njerezit ...............

  4. #4
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Me mire te rri e shkurter se sa te bej dicka te tille......

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ja VIP-et me kembet me te shumtuara
    Nga labja nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-02-2012, 01:19 PM
  2. Nėse thyen krahun, “thyen” edhe trurin
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2012, 12:47 PM
  3. Theksi bie te kėmbėt
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2011, 10:15 AM
  4. Celulari nga Philips Xenium X312, 1 Muaj jetė-gjatėsi tė baterisė
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-05-2010, 08:21 AM
  5. Kushti per te me fituar....
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-08-2009, 03:04 PM