Njė suedez njėzetvjeēar ėshtė paditur pėr sulm hakerėsh nė sistemet operative tė NASA-s dhe gjigantit tė rrjeteve Cisco, ka njoftuar ministria amerikane e drejtėsisė.
Philip Gabriel Pettersson, i njohur si "Stakkato", ėshtė paditur pėr sulm dhe pėr qasje tė paautorizuar nė fshehtėsitė e prodhuesve, ka theksuar ministria.
Pettersson ėshtė paditur pėr pesė pika pėr sulm nė sistemin kompjuterik dhe rrjet nė San Jose, nė selinė kaliforniane tė Cisco nė maj tė vitit 2004 dhe vjedhjen e kodit operativ tė atij sistemi.
Supozohet se ai ka hyrė pa leje edhe nė kompjuterėt tė cilėt i takojnė qendrės hulumtuese Ames tė NASA-s dhe njėsisė sė avancuar pėr super-kompjuterė nė Moffett Field tė Kalifornisė, nė maj dhe tetor tė vitit tė njėjtė.
Ministria e drejtėsisė ka theksuar se po bashkėpunon me autoritetet suedeze nė kėtė rast.
Dėnimi mė i madh pėr secilėn nga paditė pėr sulm dhe vjedhje tė fshehtėsive tė mbrojtura ėshtė 10 vjet burg dhe dėnim me para prej 250.000 dollarė.