Receta Gatimi

Flamurtari “ngre flamurin” nė Durrės, fiton Kupėn e Shqipėrisė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Flamurtari “ngre flamurin” nė Durrės, fiton Kupėn e Shqipėrisė




    6 maj 2009, stadiumi “Niko Dovana”, Durrės

    TIRANA – FLAMURTARI 1-2

    Kupa e 57-tė e Shqipėrisė shkon nė Vlorė, nė qytetin bregdetar, skuadra e tė cilit mban ngjyrat kuqezi. Fitues i kėtij trofeu ėshtė Flamurtari, skuadra e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushi, qė arkivon kėshtu pėr herė tė tretė nė historinė e tij Kupėn e Shqipėrisė. E ka “ngritur flamurin” pikėrisht nė “Niko Dovana” skuadra vlonjate, atėherė kur tė gjithė prisnin vėrshėllimėn e gjyqtarit Bardhyl Pashaj, pėr tė sinjalizuar kohėn shtesė. Por kuqezinjtė e Vlorės kanė goditur kur nuk pritej, i kanė shokuar bardheblutė. Mbrojtėsi Hair Zeqiri, pikėrisht nė minutėn e 92-tė, e ka kaluar topin mes kėmbėve tė portierit Blendi Nallbani, duke i dhėnė trofeun Flamurtarit tė tij. Finalja e 11-tė u ka buzėqeshur vlonjatėve, nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, falė shpirtit tė lartė tė garės, falė vendosmėrisė nė fushėn e lojės, falė edhe fatit, qė u ka ardhur nė ndihmė pikėrisht nė momentin kur Tirana s’kishte shanse as pėr ta rivėnė topin nė lojė, nga mesi i fushės. Gėzimi kuqezi i vlonjatėve ka shpėrthyer, ka mbushur tėrė stadiumin e Durrėsit, ku u luajt ndeshja, si nė kuadratin e blertė, lojtarė e staf teknik, por edhe nė shkallėt e “Niko Dovanės”, ku tifozė tė shumtė tė Flamurtarit ishin tė pranishėm. Krejt ndryshe, nė kampin tjetėr, atė bardheblu, ka pllakosur heshtja dhe mėrzia e madhe. Kanė dėshtuar nė njėrin objektiv, Kupėn e Shqipėrisė, ndėrkohė qė nuk i kanė punėt aq mirė as nė kampionatin kombėtar, sepse janė parakaluar nga Vllaznia, me 1 pikė mė shumė, tri javė para mbylljes sė garės.

    Komentimi:

    Po si u zhvillua kjo finale e Kupės sė 57-tė tė Shqipėrisė. Gjithcka nisi e qetė nė “Niko Dovana”, nėn shoqėrinė e njė numri tė konsiderueshėm tifozėsh tė tė dyja skuadrave, tė presidentit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, nė tribunėn VIP, tė mjaft njerėzve tė nderuar e tė njohur tė kėtij sporti nė vendin tonė. Tė dyja skuadrat, nė 10 minutat e para tė ndeshjes, studiojnė njėra-tjetrėn. Topi qarkullon mė shumė nė mesin e fushės, ndėrkohė qė mė pas ėshtė Tirana, qė i rrit aksionet drejt portės vlonjate. Megjithatė, rastet mė tė pastra pėr gol i krijojnė vlonjatėt. Caushaj, i vetėm me portėn e Nallbanit, bėn mė tė pamundurėn, duke e nxjerrė topin jashtė kuadratit bardheblu. Kundėrpėrgjigjet Tirana, me disa gjuajtje drejt Mockės, por “gardiani” kuqezi ėshtė nė lartėsinė e duhur dhe nuk lejon prekjen e rrjetės sė tij. Duhej tė vinte minuta e 41-tė, kur tifozėria e Tiranės ėshtė nė delir. Dabulla prish bardhėsinė e rezultatit, duke e kaluar Tiranėn nė epėrsi 1-0. Eshtė njė goditje nga kėndi, e ekzekutuar nga Muka. Topi shkon nė zonėn vlonjate, ku Dabulla e godet me kokė. Sfera e rrumbullakėt kalon nėpėr duart e portierit Mocka, i cili tregohet i mefshtė, duke mos e zotėruar dot. Tirana-Flamurtari 1-0. Me kėtė rezultat mbyllet pjesa e parė e lojės. Skuadrat shkojnė nė dhomat e zhveshjes me synime tė kundėrta. Tirana pėr tė administruar golin e Dabullės, ndėrsa Flamurtari pėr tė barazpeshuar gjithcka. Dhe vlonjatėt e nisin mė furishėm pjesėn e dytė tė lojė. Janė mė kėmbėngulės, mė kėrkues e mė tė rrezikshėm para portės kundėrshtare. Ndėrsa te Tirana duken shenjat e para tė lodhjes, calon mesfusha, mė shumė tek Patushi, ndėrsa sulmi bardheblu ėshtė larg formės sė tij. Nė disa raste edhe mbrojtja e Tiranės gabon. Madje e bėjnė kėtė edhe Pezo me Abrahamin, tė shquar pėr nivelin e tyre optimal gjatė tėrė kėtij edicioni. Nė njė nga kėto raste pėrfiton Flamurtari, qė shėnon me anė tė korcarit Devis Mema. Eshtė pikėrisht minuta e 65-tė. Mema merr njė dhuratė nga mbrojtja bardheblu. Abraham nuk e largon dot topin nga zona e tij, qė pėrplaset nė kėmbėt e Veliut tė Flamurtarit, duke gjetur korcarin e lirė, vetėm me Nallbanin, qė shėnon. Shokohet Tirana, ndėrkohė qė kuqezinjtė bėhen me krahė. Minutat nė vazhdim janė mė tė ethshme, sepse gabimi mund tė kushtojė shtrenjtė. Tirana ėshtė mė ngacmuese nė zonėn e Flamurtarit, ndėrkohė qė vlonjatėt aplikojnė kundėrsulmin. Krijohen raste pėr shėnim nė tė dyja portat, por goli nuk vjen deri nė minutėn e 2-tė shtesė. Atėherė kur tė gjithė prisnin vėrshėllimėn e gjyqtarit Bardhyl Pashaj, pėr tė kaluar nė kohėn shtesė, vjen njė kundėrsulm pa shumė pretendime i Flamurtarit nga krahu i djathtė i tyre. Mbrojtėsi Zeqiri ka marrė anėsoren, deri nė zonėn e Tiranės, ku shmang bukur Abrahamin, eviton edhe ndėrhyrjen e Pezos, gjuan tokazi, duke ngritur peshė zemrat e tėrė kampit kuqezi. Nallbani tregohet i pavėmendshėm, i kalon topi pėrmes kėmbėve tė tij, duke prekur rrjetėn bardheblu. Kupa merr rrugėn drejt Vlorės, Flamurtari gėzon suksesin e arritur, ndėrkohė qė Tirana futet nė njė rrugė jo fort positive. Mbetet nė lojė titulli kampion, tė cilin duhet ta diskutojė me Vllazninė e Shkodrės. Morali tashmė nuk ėshtė i duhuri nė kampin bardheblu, as freskia fizike. Duhet njė sforco e madhe, prej profesionistėsh tė vėrtetė, qė tė dilet nga ky shok psikologjik.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Rrofte FLAMURTARI!!!!

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e Lucatonii
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    München
    Postime
    191
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    E kam pa ket loj sod me te vertet ka qen nje loj shume shum e mir

  4. #4
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17

    Trajneri Kola

    Trajneri Kola, lot pas deshtimit ne Kupe

    Trajneri Kola, lot pas deshtimit ne Kupe
    Goli i Zeqirit ne sekondat e fundit, fershellima finale e gjyqtarit Pashaj dhe lojtaret e Tiranes, te cilet shtrihen te
    zhgenjyer ne tapetin e “Niko Dovanes”.

    Kjo ishte pamja ne syte e te gjitheve, pas finales se Kupes, te humbur 2-1 perballe Flamurtarit. Megjithate, personi qe
    eshte deshperuar me shume per deshtimin ne trofeun e dyte per nga rendesia ka qene padyshim trajneri Agustin Kola. Ne
    perfundim te ndeshjes, ai ka shtrenguar dhembet perpara mikrofonave, duke i uruar vlonjatet per triumfin.

    Por, sapo eshte futur ne dhomat e zhveshjes, drejtuesi i stolit bardheblu nuk ka arritur t’i mbaje lotet. Burime prane 23-here kampioneve te Shqiperise pohuan se ai e ka ndjere me shume se te gjithe humbjen, madje e kishte te veshtire
    te largohej nga stadiumi i Durresit.

    Pas humbjes ne Kupe, tashme Tirana do te perqendrohet maksimalisht ne Superiore, ku renditet ne vendin e dyte, me nje pike
    me pak se Vllaznia. Kola do te vazhdoje te jete ne krye te ekipit, per te tentuar triumfin ne kampionat, kur
    kane mbetur edhe tri jave nga mbyllja, edhe sepse kryedonatori Refik Halili deklaroi se tekniku nuk do
    te behet “koke turku”.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 07-05-2009 mė 05:44 PM. Arsyeja: Bashkim Postimi

  5. #5
    i/e rregjistruar 10% Maska e mekaniku
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Venezia(ITALI)
    Postime
    64
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Thumbs up Forca Flamurtari!

    Me ne fund pas 18 vjetesh nje kupe.Me kujtohen vitet kur ndesheshim me dinjitet kunder skuadrave te medha si Barcelona,Partizani Beogradit etj...Forca djema na nderoni Vloren tone te dashur.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Skandali me flamurin shqiptar, PE kėrkon ndjesė
    Nga vaaldr1n nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-07-2011, 11:40 PM
  2. Flamurtari fiton takimin me Madheruellin
    Nga Kliton nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2009, 10:34 PM
  3. Shakhtari fiton Kupėn UEFA
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 12:56 PM
  4. Acesori seksi qe ngre nervat Apple-it
    Nga ReniX nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2007, 03:13 PM