Receta Gatimi

Trieste, bllokohen ne traget 170 shqiptare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Trieste, bllokohen ne traget 170 shqiptare



    Ne portin e Triestes, nje grup prej 170 shtetasish shqiptare ka mbetur i bllokuar ne tragetin “Venezia” pasi ka udhetuar nga Durresi drejt Italise.
    Policia kufitare dhe rojet bregdetare kane hasur parregullsi ne dokumentat e te rinjve shqiptare, shumica e te cileve deklarojne se jane studente.
    Sipas burimeve te autoriteteve italiane, personat ne fjale do te shkonin ne Slloveni dhe jane te pajisur me viza nga ambasada hungareze ne Tirane.
    Por perfaqesia hungareze duket se ka anuluar vizat e dhena pikerisht gjate kohes qe trageti ishte ne lundrim drejt Triestes.
    Prandaj policia italiane, pasi ka zbritur nga trageti personat me dokumenta te rregullta dhe po i mban ende te rinjte ne bordin e tragetit.
    Burime te kapitanerise se portit te Triestes konfirmuan per Top Channel se gjendja eshte ende e pandryshuar dhe se mund te mbetet pezull edhe gjate nates.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Epo kjo pune, dhe i jep dhe i anullon!

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Trieste, studentet shqiptare do te kthehen



    Duket se nuk do te arrijne te zbresin ne token italiane 157 studentet shqiptare qe ndodhen te bllokuar ne tragetin “Venezia” ne portin e Triestes.
    Autoritetet portuale italiane nuk kane lejuar futjen e tyre ne territorin e vendit sepse vizat e marra nga ambasada hungareze ne Tirane paraqesin parregullsi.
    Policia portuale e Triestes konfirmoi per Top Channel se sinjalizimi i ka mberritur nga pala hungareze, ndersa anija ishte ne lundrim drejt Italise.
    “Praktikisht - deklaroi drejtuesi i kesaj pike kufitare detare - u gjendem ne pozite te detyruar, vizat “Shengen” te marra nga grupi i studenteve kishin humbur vleren para se ata te mberrinin ne Itali”.
    “Gjate intervistimit individual te studenteve disa kishin dhene si destinacion Spanjen apo vende te tjera e kjo ka shtuar dyshimet mbi ta”, shtoi ai.
    Rasti eshte ndjekur edhe nga perfaqesia jone diplomatike ne Itali. Pervec kontakteve te vazhdueshme te ambasades se Romes, nje nga konsujt shqiptare te Milanos ka shkuar ne Triste per te ndjekur nga afer gjendjen e cila gjithsesi duket se nuk mund te kete zgjidhje tjeter vecse kthimin e studenteve ne Shqiperi.

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Durres, studentet prekin token



    Trageti me 153 studente shqiptare qe qendruan per tre dite te bllokuar ne portin e Triestes eshte kthyer ne mesdite ne portin e Durresit.

    Ndryshe nga sa u tha ne fillim, ku destinacion i tyre ishte Sllovenia, studentet ishin nisur per nje ekskursion ne France dhe Spanje, por u bllokuan ne brigjet italiane pasi vizat e tyre u anuluan nga ambasada hungareze teksa ishin ne lundrim.
    “Na i kane anuluar vizat pa pike arsye. Te pakten te na i kishin anuluar para se te niseshim. Konsulli qe erdhi tek ne na tha se jam i pafuqishem dhe nuk mund te bente asgje”, tha nje prej studenteve.
    Ambasada hungareze u shpreh se kishte konktaktuar me hotelet qe kishin anuluar akomodimin e tyre.
    Ndersa autoritetet italiane pretendojne se 20 nga 170 studentet kishin parregullsi ne dokumentacion duke i nderprere ne mes udhetimin 170 studenteve.
    “Te rrine 170 veta ne traget eshte nje persekutim. Ata kane jetuar kater dite me shpenzimet e tyre dhe vetem dje u ka dhene trageti italian ushqime gratis”, tha nje tjeter pasagjer i tragetit.
    Pasi kane mberritur ne portin e Durresit, studentet kane pritur per dy ore te merrnin pasaportat, me pas 50 prej tyre jane shoqeruar per ne komisariatin e portit per t’iu nenshtruar nje verifikimi te detajuar te dokumentave pasi dyshohej qe ata nuk ishin studente.
    Udhetimi i 153 studenteve nisi te enjten dhe vetem te dielen ata kane shkelur ne toke, pasi per afro 4 dite kane qendruar ne det.

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Ky eshte kulmi!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Londėr, bllokohen makinat e sheikėve
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2010, 08:28 AM
  2. Bllokohen dy dite doganat
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 03:45 PM
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 11:31 PM
  4. Fundoset njė traget indonezian, 25 tė vdekur
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2009, 08:00 PM
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2009, 10:21 PM