Njė sasi eksplozivi ėshtė vendosur nė njė parukeri nė Tiranė, ndėrsa policia ka nisur punėn pėr zbardhjen e ngjarjes. Shpėrthimi ka sjellė disa dėme materiale dhe policia dyshon se ishte vendosur pėr arsye konkurrence. Megjithatė, pronari i saj ka deklaruar se nuk kishte asnjė konfl ikt dhe nuk mendon se eksplozivi ishte vendosur pėr tė.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Tiranės treguan se ngjarja ka ndodhur gjatė natės nė rrugėn Bego Hoxha nė zonėn e Kombinatit. Zhurma e madhe ka tmerruar banorėt e zonės, tė cilėt lajmėruan policinė, por fi llimisht nuk ėshtė gjetur vendi. Ndėrsa nė mėngjes, pronari i parukerisė Lorand H, 36 vjeē, i cili ka pėsuar disa dėmtime nė godinė, ka takuar punonjėsit e policisė. Grupi hetimor ka bėrė matjet e duhura, ku rezultoi se eksplozivi ishte vėnė nė bordurėn e rrugės. Sipas ekspertėve, sasia e eksplozivit mendohet tė ketė qenė rreth 60 gramė dhe dyshimet e para janė pėr tritol. Megjithatė, lėnda plasėse mund tė ketė qenė edhe artizanale. Sipas tė dhėnave hetimore, pronari i parukerisė ka deklaruar se nuk ka ndonjė konfl ikt dhe nuk ka dashur tė hedhė dyshimet se eksplozivi ėshtė vendosur pėr biznesin e tij. Policia dyshon se ngjarja mund tė ketė motiv konkurrencėn ose lėnda plasėse ėshtė hedhur nga adoleshentėt, qė qarkullojnė natėn nė atė zonė. Mė tej u shpjegua se u shoqėruan edhe disa persona nė lidhje me kėtė ngjarje, por deri tani nuk ka asnjė tė arrestuar. Tė shoqėruarit janė marrė nė pyetje nė lidhje me aktivitetin e tyre gjatė 24 orėve tė fundit dhe mendohet se kanė dijeni nė lidhje me rrethanat e ngjarjes. Megjithatė, policia tha se po punon pėr identifi kimin dhe kapjen e autorit.