Kriza ne skuadren e Juventusit ka kulmuar me shkarkimin e trajnerit Claudio Ranieri. Drejtuesit e shoqerise bardhezi kane larguar teknikun italian nga stoli i skuadres.
Jean-Claude Blanc dhe Alessio Secco shpejtuan divorcin, duke i dhene fund mosmarreveshjeve pas rezultateve te dobeta ne javet e fundit. “Juventus komunikon shkarkimin e trajnerit Claudio Ranieri. Qe prej dites se sotme kete detyre do ta marre Ciro Ferrara. Juventus falenderon Claudio Ranieri-n per punen e zhvilluar gjate ketyre dy viteve”, thuhet ne deklaraten zyrtare.
Gjate 3 javeve te ngelura, Ferrara ka nje detyre te veshtire per ta kualifikuar Juventusin direkt ne fazen e grupeve te Champions League pasi Fiorentina e ndjek kercenueshem.
Per te gjetur shkarkimin e fundit te nje trajneri tek bardhezinjte duhet te shfletojme historine per te shkuar ne vitin e larget 1969 ku Luis Carniglia u zevendesua nga Ercole Rabitti pas 6 ndeshjeve.