Oficeret e policise se kryeqytetit oret e para te mengjesit i shpetuan jeten nje te riu nga Tirana, qe kercenonte te vetevritej, duke u hedhur nga kati i gjashte i nje pallati.
Policia ishte njoftuar nga banoret e pallatit qe ndodhet prane tregut elektrik, se nje i ri me thike ne dore po tentonte vetevrasjen. Lajmerimi eshte bere rreth ores 22.00 te mbremjes se djeshme dhe forcat e policise kane mberritur menjehere ne vendngjarje.
I riu ka qendruar per 4 ore ne nje nga ballkonet e pallatit, duke kercenuar se do te hidhej. Pas shume ore negocimesh nje oficer policie ka mundur ti afrohet dhe rreth ores 02.00 te mengjesit te sotem ai mundi ta ndaloje. Gjate kesaj tentative oficeri i policise eshte goditur me thike nga i riu, qe tentoi vetevrasjen. Policia ka shoqeruar te riun, i cili sipas deshmitareve shfaqte nje gjendje psikologjike shume te renduar gjate gjithe kohes.
Arsyet e kesaj tentative per vetevrasje po hetohen, ndersa policia e ndaloi te riun, identiteti i te cilit nuk eshte bere i ditur. Ai ndodhet ne ambjentet e drejtorise se policise se kryeqytetit, ku pritet qe shume shpejt ti nenshtrohet edhe nje vizite mjekesore nga psikiater.