Pas nje periudhe te gjate hetimesh, te koordinuara nga prokuroria e Varese, Guardia di Finanza zbuloi nje rrjet trafikimi droge me te cilin bashkepunonin shtetas italiane dhe shqiptare.
Ne Como u kap nje shtetas shqiptar qe kishte per detyre transportimin e lendeve narkotike. Ne makinen e 41-vjeēarit, me iniziale M.E, u gjeten gjashte ēanta te medha me 60 kg marijuane.
Ne banesen e ketij personi ne zonen Fiera te Milanos forcat e rendit zbuluan nje magazine te vertete : 140 kg marjuane dhe 50 kg hashash, peshore dhe pajisje per ambalazhimin e droges.
Gjate kontrollit u sekuestruan edhe 24 telefona celulare e 45 skeda te kompanive te ndryshme italiane dhe te huaja; si dhe 300 mije euro, qe ka shume mundesi te jene fryt i trafikut te droges.
Shtetasi shqiptar,qe kishte patur te bente dhe me pare me drejtesine italiane, eshte arrestuar dhe aktualisht ndodhet i mbyllur ne burgun San Vittore te Milanos.