Dhjetėra viktima nga shpėrthimi nė Pakistan
23 persona janė vrarė dhe dhjetėra janė plagosur nga shpėrthimi
Zyrtarėt pakistanezė njoftojnė se 23 persona janė vrarė dhe mbi 250 tė tjerė janė plagosur nga shpėrthimi i njė autobombe tė vendosur pranė ndėrtesės sė njė rajoni policie nė Lahore.
Policia thotė se mjeti i mbushur me lėndė shpėrthyese ishte hedhur nė erė nga njė person vetėvrasės.
Zyrtarėt thanė se persona tė armatosur kishin hapur zjarr nga njė automjet qė kaloi pranė ndėrtesės sė rajonit tė policisė. Kur policia iu pėrgjigj zjarrit, automjeti shpėrtheu duke dėmtuar disa ndėrtesa.
Dy persona janė arrestuar. Askush nuk e ka marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr sulmin, por militantėt talebanė kanė kėrcėnuar se do tė hakmerren pėr ofensivėn aktuale tė qeverisė nė veri-perėndim tė vendit.
Televizionet lokale kanė transmetuar pamje tė ndėrtesės sė shkatėrruar tė rajonit tė policisė dhe dėmtimeve tė rėnda nė mjediset pėrreth.
Dėshmitarėt thonė se ekipet e ndihmės sė shpejtė vazhdojnė tė nxjerrin tė plagosur nga rrėnojat dhe njė korrespondent i BBC-sė thotė se numri i viktimave mund tė rritet.