Rreth 50 studente shqiptare te Maqedonise jane helmuar ne shkaqe ende te papercaktuara qarte nga mjeket e Spitalit Ushtarak te cilet kane shtruar urgjentisht pjesen me te madhe te tyre.
Studentet i thane policise se kishin darkuar ne nje prej “fast food”-ve ne afersi te stadiumit “Qemal Stafa”, kur u kane filluar tu shfaqen te vjellat si edhe momente te panikut si pasoje e dridhjeve te shpeshta te trupit.
Policia e cila shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes pas informacionit te marre ka bere edhe transportimin e tyre drejt Spitalit Ushtarak.
Mjeket thane se gjendja e tyre eshte nen kontroll dhe askush nuk paraqet rrezik per jeten, por pjesa me e madhe e tyre duhet mbajtur nen kujdesin spitalor.
Mjeket ende nuk kane bere te ditur shkaqet e ketij helmimi.
Policia tha se ka filluar menjehere hetimet ne lidhje me kete ngjarje dhe se ka kontaktuar me institucionet e tjera perkatese per te marre te dhena ne lidhje me analizat mjekesore te studenteve, si edhe analizat e ushqimit qe tregtohej ne lokalin ku studentet kane darkuar.
Studentet e helmuar jane nxenes te vitit te trete te shkolles se mesme nga komuna e Kercoves ne Maqedoni.