Receta Gatimi

Moda mė e re e tė mbajturit dietė? Seksi…


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 1 prej 1
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e djalikeq
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Koplik, Shkoder
    Postime
    97
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    Moda mė e re e tė mbajturit dietė? Seksi…

    Femrat gjithmonė e mė shumė po parapėlqejnė qė tė humbasin kilogramėt e tepėrt, duke bėrė vetėm seks. Kėtė gjė po e vlerėsojnė si dietėn mė tė mirė, duke hedhur poshtė tė gjitha dietat pėrfolura deri tani, nga
    pėrdorimi i tė cilave ndihen mė se tė lodhura.

    MENDIMET

    Shumica e tyre shprehen se para vuajtjes sė tė ngrėnit pak pėr tė mbajtur trupin nė formė, preferojnė mė mirė tė bėjnė dashuri sa tė ngopen. Por lidhur me njė fakt tė tillė, seksologėt pohojnė se nuk ėshtė aspak njė gjė e lehtė, kėshtu siē mund tė duket nė pamje tė parė. Pra, ata janė tė mendimit se femrat nuk duhet tė
    kujtojnė se duke bėrė shumė seks, do tė arrijnė tė bien sa tė duan nė peshė. Pasi sipas tyre, duhet tė paktėn njė orė seks, pėr tė djegur vėrtet kaloritė e tepėrta brenda trupit tėnd. Por gjithsesi, para vuajtjes vetėm duke
    ngrėnė njė pjatė sallatė dhe dy fruta ditėn, femrat nuk heqin dorė: le tė bėjmė sa orė seks duhen, por ama vetėm dieta tė mos detyrohemi tė mbajmė mė! Dhe nė kėtė mėnyrė, ka lindur sė fundmi edhe moda e re: Seksi si dietė.

    TĖ BĖRIT DASHURI…
    Kėshtu, pėr 7 gra nė 10 tė tilla nė botė, tė bėsh dashuri ėshtė njė akt i pazėvendėsueshėm qė tė ndihmon ta mbash trupin nė formė, si edhe tė mbash peshėn nėn kontroll. Duket pra se aktiviteti seksual nuk paska tė
    mira pozitive, qė tė sjell nė humor apo qė tė argėton. Mbi tė gjitha, ai tė mban edhe trupin nė formė, njė
    shqetėsim i madh ky i kohėve tė fundit pėr gjininė femėrore. Sipas njė sondazhi tė zhvilluar kohėt e fundit nė botė me gra tė moshave 20-45 vjeē, shumica e tyre kanė pohuar se pėr tė mbajtur trupin nė formė, frekuentojnė qendrat e fitnesit. Janė pikėrisht 7 gra nė 10 tė tilla, qė e pohojnė kėtė fakt. Ndėrkaq, vetėm njė
    grua ndėr 10 mendon tė bėjė seks pėr tė mbajtur trupin e saj nė formė. Pasi tė tjerave, njė gjė e tillė as
    qė u kishte shkuar nė mend ta bėnin enkas pėr njė qėllim tė tillė. Gjithsesi, seksi po konsiderohet gjithmonė e mė tepėr nė ēift, edhe nga meshkujt vetė, si njė lloj gjimnastike pėr trupin, pasi gjatė kryerjes sė tij aktivizohen thuajse tė gjithė muskujt e trupit si edhe qendrat nervore, qofshin ato tė kėnaqėsisė, qofshin ato hormonale.
    HUMBJA E KALORIVE
    Por sa kalori konsumohen gjatė njė akti seksual? Kjo varet nga kohėzgjatja e raportit seksual. Por edhe nga pozicioni qė ai kryhet, si edhe nga arritja e orgazmės. Tė mos harrojmė qė varet edhe nga vendet ku vendoset tė bėhet seksi, si edhe nga mėnyrat qė pėrdoren pėr mirėfunksionimin e tij. Ndėrkaq, 62 pėr
    qind e femrave tė intervistuara, janė tė bindura dhe pohojnė se tė bėsh seks, nuk tė bėn keq, veēse i bėn mirė organizmit tėnd. Ndaj ėshtė njė gjė, e cila duhet praktikuar sa mė shpesh nė jetė. “Dhe, nėse me seksin arrihet qė tė humbasin edhe kilogramėt e tepėrt, atėherė kjo ėshtė njė kėnaqėsi e vėrtetė”, - pohojnė ato. Sa i pėrket pozicionit, mė impenjativ ėshtė seksi qė bėhet nė kėmbė dhe si i tillė, i harxhon shumė kalori trupit, ndaj konsiderohet si mjaft efikas pėr atė femėr qė e pėrdor seksin si njė mjet pėr tė rėnė nė peshė. Ndėrkaq, pjesėt e trupit tė cilat pėrfitojnė nga kjo rėnie nė peshė, janė mė shumė kėmbėt, fytyra dhe krahėt.

    SPECIALISTĖT
    Sipas seksologėve, tė bėsh seks, ndihmon nė kontrastimin e plakjes, pėrmirėsimit tė elasticitetit dhe muskujve, rregullimit tė lėkurės si edhe ekuilibrimit tė tensioneve tė gjakut e pėrmirėsimit tė qarkullimit tė kėtij tė fundit. Siguri nė fakt nuk mund tė ketė edhe pėr njė gjė tė tillė. Ndoshta ėshtė vetėm njė mirazh qė krijohet nė mendjet tona. Nė realitet, siē shpjegon edhe Bruno Fabbri, drejtor i qendrės sė Mjekėsisė Sportive nė Padova, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe autor i librit “Seksi si sport”, bėhet fjalė pėr njė aktivitet eficient nė lidhje me humbjen e kilogramėve tė tepėrt, vetėm nėse do tė merrnim nė konsideratė njė raport seksual, i cili zgjat tė paktėn njė orė. Gjatė tij shpėrbėhen plot 600 kalori nga trupi i njeriut. Nė
    realitet, njė raport seksual i praktikuar nė pozicionin tradicional, nuk zgjat mė shumė se 40 minuta dhe gjatė tij shpenzohen vetėm 150 kalori.
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Tė dobėsohesh pa bėrė dietė...
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-02-2012, 08:11 AM
  2. Truri nė dietė “han vetveten”
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2011, 09:25 PM
  3. Nje diete per ata qe vuajne nga Diabeti!
    Nga ReniX nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-07-2011, 11:49 PM
  4. Presioni i rritur vėshtirėson tė mbajturit mend
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-08-2009, 01:39 PM
  5. Rikthehet moda seksi e viteve 80'
    Nga ReniX nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-07-2009, 03:17 PM