Duket se eshte nje tradite e ketyre viteve te fundit rekrutimi i aktoreve, velinave dhe vajzave te bukura nga kryeministri italian Silvio Berluskoni, per festimin e mbremjes speciale te Vitit te Ri ne Sardenje. Ne festen e fundit (Viti i Ri 2009) ka marre pjese adoleshentja Noemi Leticia, si edhe rreth 40 vajza te tjera.
Por kavalieri ka nje oborr te vetin, qe nuk i ndahet ne asnje feste dhe ku bejne pjese edhe dy vajza shqiptare. Deshmite e mbledhura nga gazetaret e te perjavshmes italiane LEspresso jane te gjithe njelloj kur behet fjale per te treguar pjesemarresit e festes, mes te cileve edhe dy fituese te konkursit Miss Albania ne Itali.
Vitin qe shkoi moren pjese 50 vajza, qe kane udhetuar me avione private drejt viles La Certosa. Atyre u jane dhuruar bizhuteri, u jane paguar shpenzimet, si dhe kane drekuar me Berluskonin.
Viti i Ri rrefyer nga L'Espresso
Gjithēka ka nisur me nje vizite me mrekullite sekrete te viles. Me pas dreka ne picerine qe ndodhet ne brendesi te parkut, shoqeruar nga kitara e Apiēellas.
Pas drekes vjen "kursi i politikes", ne pritje per te vijuar me shopping ne qendrat tregtare te bregdetit, me shpenzimet e te zotit te shtepise. Dita mbyllet me darken tradicionale dhe fishekzjarret e shumte. Kur mengjesin e 31 dhjetorit 2007, vete Silvio Berluskoni u kishte treguar te ftuarave te tij te ardhura nga Roma e Milano me fluturime private, se cili do te ishte programi i dites, 50 vajzat shperthyen ne duartrokitje.
Nje enderr alla Pretty Woman
Si ne nje enderr alla "Pretty Woman", njeriu me i pushtetshem dhe i pasur i Italise kishte ftuar 50 vajzat te beheshin pjese e tradites se tij, te hanin ne nje tavoline me te dhe te benin blerje te paguara nga portofoli i tij.
Si ne nje mije e nje net. Ose nese preferoni nje jete prej sulltani. E nese preferoni te kuptoni vertet perse Veronika Lario, duke bere te ditur divorcin e saj fliste per "argetime perandori", per virgjeresha qe i ofrohen dragoit dhe per nje vend qe per shkak te nje alkimie te ēuditshme i lejon gjithēka kryetarit te vet, nisja mund te behet qe ketu.
Dhurata dhe varese ne forme fluture
Seciles prej vajzave i ben gati nje set dhuratash: dy byzylyke ne oniks me forme breshke (simbol i viles Certosa) per kavilje dhe per dore; nje unaze e argjendte; varese ne forme fluture, shenje e njohur tashme, e perdorin jo rralle mikeshat e Kryeministrit; nje unaze dhe nje byzylyk i holle i florinjte. Te gjitha keto dhurata qe kavalieri i nxjerr nga nje thes i vogel duke i tundur.
Pagesa 1 500 euro ne dite
Vajzat qeshin dhe argetohen. Shumica prej tyre e shikon kete pjesemarrje si pune. Mes 50 te ftuarave ne vilen La Certosa, te pakten 20 prej tyre e kane te garantuar nje shume te perditshme qe shkon 1 500 euro.
Dhurata deri ne 2000 euro
Per te gjitha vajzat, para mbremjes se Vitit te Ri eshte organizuar nje vizite ne qendrat tregtare te zones, ku personeli i sigurise se liderit te PDL-se mbulojne shpenzimet e te ftuarave qe mund te shkojne deri ne 2 mije euro. Me tu kthyer ne vile, vajzat ndahen ne grupe prej pese vetash dhe shperndahen ne zona te ndryshme te viles, ndersa te ftuarat me te aferta per Kryeministrin qendrojne ne shtepine e Paolo Berluskonit, i cili ato dite nuk eshte aty.