Epoka e re e bronzit
Ditėt gjithnjė mė tė gjata dhe tė ngrohta na nxisin pėr disponim mė tė mirė, por zbehtėsia e dimrit ende na rikujton se jemi larg nga deti dhe pushimet verore.
Pėr t'i dhėnė fytyrės suaj pak 'pamje verore' nuk duhet tė shkoni nė deti, e aq mė pak nė solarium por mund t'i ndihmoni vetės me bronzer tė thjeshtė. Fytyrės sė zbehtė mund t'ia ktheni ngrohtėsinė me ndihmėn e bronzerit qė iu pėrgjigjen secilit tip tė fytyrės dhe nuancės sė lėkurės. Mė tė thjeshtit pėr t'i vėnė janė ata nė gurė.
Me ndihmėn e njė brushe tė trashė apo shpuze vendoseni nė tėrė fytyrėn duke pasur kujdes nė vijėn me fytyrės dhe qafės e cila kurrsesi s'bėnė tė jetė e dukshme. Zakonisht bronzerėt pėrmbajnė nė vete edhe fijet pėr mė shumė shkėlqim, qė edhe mė shumė do tė kontribuoj nė pamjen e lėkurės sė shėndosh qė shkėlqen.
Krahasuar me mjetet pėr vet-rrezitje, bronzerėt janė shumė mė tė thjeshtė pėr t'u pėrdorur. As solariumi nuk ėshtė zgjidhje e duhur sepse thanė lėkurėn dhe ndihmon nė krijim e rrudhave. Pėrndryshe, ngjyra e 'pjekur' e solariumit tashmė njė kohė nuk ėshtė mė nė trend, por njė ngjyrė e lehtė bronzi po, sepse i jap fytyrės pamje mė tė shėndetshme. Mos e harroni pra kėtė dhe priteni pranverėn tė gatshėm.