Ushtria 'rimerr' nėn kontroll qytetin


Luftimet kanė zhvendosur mbi 1 milionė vetė.
Ushtria nė Pakistan thotė se ka rimarrė nėn kontroll nga talebanėt pjesėn mė tė mirė tė qytetit mė tė madh nė Luginėn Swat.
Zėdhėnėsi i ushtrisė, gjen. Major Athar Abbas, tha se qendra e qytetit tė Mingorės ishte tashmė nė duart e ushtrisė, por trupat po ndesheshin me rezistencė nė periferi.

Pritet qė ushtrisė t'i duhen dhe disa ditė pėr ta deklaruar qytetin tė sigurt.

Ushtria pakistaneze nisi njė ofensivė masive kundėr talebanėve nė Luginėn Swat dhe nė rajonin pėrreth disa javė mė parė.

Njė milionė banorė tė zonės janė detyruar tė braktisin shtėpitė e tyre pėr shkak tė luftimeve.

'Fitore e rėndėsishme'

Njė muaj mė parė ushtria pakistaneze nisi ofensivėn e madhe nė Luginėn Swat dhe nė zonat pėrreth pėr tė dėbuar prej andej militantėt talebanė qė i kishin vendosur nėn kontroll.

Kur ata hynė nė Mingora, njoftohet se forcat ushtarake u pėrfshinė nė luftime trup me trup me talebanėt.

Njė korrespondent i BBC-sė thotė se pėr kėtė arsye, njoftimi se qendra e qytetit ka rėnė tani nė duart e ushtrisė, do tė konsiderohet si njė fitore e rėndėsishme.

Megjithatė, kjo fitore e forcave pakistaneze ėshtė arritur me njė ēmim.

Ofensiva ka ēuar nė zhvendosjen e mbi 1 milionė civilėve nga rajoni dhe organizatat humanitare kanė shprehur vazhdimisht shqetėsim pėr pasojat e luftimeve mbi popullatėn civile.