Receta Gatimi

SHBA, tani password-et lihen trashegimi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    Post SHBA, tani password-et lihen trashegimi

    Tė gjithė e dimė se ēfarė janė password-et. Nė kohėn e globalizimit dhe dixhitalizimit, ėshtė e pamundur qė ndonjė prej nesh tė mos e ketė dėgjuar kurrė mė parė fjalėn password. Pastaj, askush nuk ... ... beson se ka ndonjė njeri qė nuk e ka njė adresė e-mail-i. I shpejtė, i lehtė dhe shumė i thjeshtė. Posta elektronike ėshtė njė shpikje e ēuditshme, e krijuar mes pėrzierjes sė letrave tradicionale, SMS-ve, korrespondencave komerciale dhe bisedave. Rreth 83 pėr qind e amerikanėve i kontrollojnė e-mail-et shpesh, duke humbur kohė dhe pėrqendrimin nga puna, ndėrsa 53 pėr qind e tyre, edhe nė shtrat, para se tė flenė. Situata nuk ėshtė mė e mirė edhe nė Evropė, edhe pse nė shumė vende tė saj, pėrqindja mė e madhe e atyre qė pėrdorin e-mail-e, ėshtė mes tė rinjve mė pak se 30 vjeē. Anglezėt, pėr shkak tė e-mail-eve humbasin ēdo vit rreth 14 milionė ditė punė, ndėrsa "Google" ka hedhur nė treg njė aplikacion tė quajtur "E-mail Addic", qė i detyron pėrdoruesit tė bėjnė herė pas herė 15 minuta pushim nga mesazhet e postės elektronike. Kompani tė tjera tė fuqishme si "Microsoft" dhe "Intel" kanė formuar grupe studimi pėr tė gjetur njė zgjidhje qė mbron ditėt e punės sė vartėsve tė tyre nga rritja e paimagjinueshme e numrit tė e-mail-eve tė ardhura nė postėn elektronike. Tė quajtura ndryshe fjalėkalime, password-et janė fjalė, numra apo shkronja tė veēanta qė na lejojnė hyrjen nė postėn tonė elektronike, "Facebook", por edhe nė sajte qė administrojnė pasuri dhe biznese. Kėto "fjalėza" (qė shumė shpesh janė emri i nėnės, qenit, ose fėmijėve, mund tė gjenden lehtėsisht nga ata qė na njohin mirė), sot janė aq tė rėndėsishme, sa ėshtė menduar qė tė jenė pjesė e trashėgimive.


    Trashėgimtarėt e password-eve

    Nga posta elektronike tek tė dhėnat bankare, njė mori gjithmonė e mė e madhe informacionesh dhe aktivitetesh administrohet nga kėto fjalė sekrete. Por lind pyetja se ēfarė bėn njė grua, qė pasi vdes bashkėshorti aksidentalisht, merr me vete edhe fjalėn sekrete, pėrmes sė cilės do t‘i duheshin tė merrte informacione pėr gjėra qė i pėrkasin edhe asaj. Nuk bėhet fjalė pėr t‘u futur nė sajte, e-mail-e personale, forume apo rrjete sociale, por nė llogaritė bankare online, nė profilet e sajteve tė veprimeve aksionare, apo nė sajtet e ankandit, ku nė mes janė paratė dhe tė mirat fizike. Pėr kėtė arsye, nė Amerikė, ka nga ata qė duke menduar pėr tė ardhmen, u besojnė fjalėt sekrete shoqėrive tė specializuara pėr testamentet e burimeve online. Njė shembull i tillė ėshtė edhe "Legacy Locker", e ngritur nė San Francisko, qė u ofron klientėve tė saj mundėsinė pėr tė bėrė njė testament tė burimeve online, duke zgjedhur t‘ua shpėrndajė, edhe mė shumė personave, aksesin ndaj tė dhėnave personale dhe rregullin e kalimit tė tyre trashėgimtarėve tė ligjshėm nė rast tė ndonjė surprize tė pakėndshme. Bashkė me kėto tė dhėna lejohet tė lėsh edhe ndonjė letėr me tė tjera informacione shtesė, qė do tė dorėzohen nė momentin e duhur dhe personave tė duhur. Drejtuesit e kompanisė thonė se deri tani ka kėrkesa shumė tė mėdha dhe se po mendohet tė kthehet nė njė propozim-ligji tė vėrtetė qė do t‘i detyrojė pėrdoruesit t‘i deklarojnė fjalėt sekrete.


    Password-et e harruar

    Por nė rastet kur i ndjeri nuk ka qenė kaq i kujdesshėm, gjithmonė mund tė pėrpiqesh pėr tė gjetur pėrgjigjen e saktė. Pyetjet sekrete pėr tė gjetur password-et nė rast harrese, sipas njė kėrkimi tė bėrė nga "Ieee Symposium on Security and Privacy" nė kėto ditė, janė nė fakt shpesh banale dhe intuitive pėr kėdo, jo vetėm pėr miqtė dhe tė afėrmit.


    Studimi

    Sipas studimit tė bėrė nga kėrkuesit e "Microsoft"-it dhe tė

    "Carnegie Mellon University" nė njė kampion prej 130 mijė pėrdoruesish, pyetjet sekrete tė pėrdorura pėr adresat online mund tė gjenden pa shumė vėshtirėsi. Respektivisht nė 28 pėr qind tė rasteve kur njė person njihet dhe 17 pėr qind kur nuk njihej fare. Ky ėshtė faji i sistemit qė shpesh sugjeron pyetje tė thjeshta sidomos pėr tė njohurit, por edhe faji i pėrdoruesve qė shpesh duhet tė zgjedhin pėrgjigje mė kreative dhe mė tė vėshtira (me rrezikun qė ta harrojnė vet tė parėt atė qė kanė vendosur).


    Disa shembuj


    Informacione tė tilla si "mbiemri vajzėror i nėnės tėnde", "qyteti juaj i preferuar", "emri i qenit tuaj", ose "skuadra e zemrės", janė krejtėsisht tė gjetshėm pėr njė person tė famshėm, profilin e tė cilit mund ta gjesh te "Wikipedia". Mjafton tė mendosh se sė fundmi janė dhunuar e-mail-et private tė Salma Hajek dhe ish-kandidates amerikane pėr zėvendėspresidente, Sarah Palin. Ndaj, sot ėshtė bėrė shumė e lehtė hyrja nė postat elektronike dhe tė njerėzve tė famshėm, ku pėrgjigjet e pyetjeve kyēe mund t‘i gjesh fare mirė nė internet. Sipas njė sondazhi tė bėrė kohėt e fundit, tė paktėn 61% e popullsisė, pėr tė shmangur konfuzionin, pėrdorin tė njėjtin fjalėkalim nė tė gjitha adresat e tyre. Kush arrin tė mbajė mend dhjetėra fjalėkalime, zakonisht ėshtė njė pėrdorues ekspert qė di tė pėrdorė me finesė gjithēka. Mė shumė tė rrezikuar janė ata qė nuk kanė lidhje me teknologjitė, qė zakonisht pėrdorin dhjetėra fjalėkalime dhe i pėrsėrisin vazhdimisht pėr tė mos i harruar. Ligjet e shumė vendeve i detyrojnė tė gjitha kompanitė, tė cilat punojnė me kompjuter, tė zgjedhin fjalėkalime tė vėshtira pėr t‘u gjetur. Shmangni zgjedhjen e fjalėkalimeve tė lehta, si pėrdorimi i emrave tė njerėzve tė dashur ose ditėlindjet, sepse janė informacione shumė tė lehta pėr t‘u gjetur.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Shume shkrim i bukur! Sado qe gjithmon e kam cituar, per te dhenat e ndjeshme perdorni nje fjalekalim duke kombinuar shkronjat dhe numrat apo dhe !"£$%& simbolet ku eshte e lejueshme!

  3. #3
    Nice Man Moderator Maska e Erlindi
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    904
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    eshte e vertete por te gjithe pertojme te perdorim ato simbolet vetem mbasi biem viktime e kuptojme sa e rendesishme eshte.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si te hap kompjuterin pa password ne qofte se ai ka password dhe une nuk e di
    Nga David072010 nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 05:13 PM
  2. Tableti i LG-sė me Android, jo tani pėr tani
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2010, 11:44 AM
  3. Tani pėr tani Volkswagen mban fronin, jo Toyota
    Nga aurel nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2009, 09:22 PM
  4. Vendosi Password CD-ve
    Nga Design nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 06:38 AM
  5. Si te bejme USB me Password!
    Nga Coca-Cola nė forum Hardware, Gadget, Elektronikė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 12:33 PM