Receta Gatimi

Si të kontrollojmë stresin e provimeve?


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Super Moderatorë Super Mod Maska e Kliton
    Anëtarësimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Si të kontrollojmë stresin e provimeve?




    Muaji qershor është vendimtari për të ardhmen e shumë prej nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri, të cilët duhet të përballen me provimet e pranimit në universitete.


    Sipas psikologëve, në një periudhë të tillë shumica e nxënësve, rreth 67 për qind e tyre, i përjetojnë me shumë ankth ditët para provimeve, e për pasojë prindërit këshillohet që të mos u bëjnë presion fëmijëve të tyre për të dalë medoemos me rezultate të mira.

    Prindër, nëse vazhdimisht bëni krahasime midis ecurisë së fëmijës suaj dhe një fëmijë tjetër, jeni duke ndikuar në uljen e besimit të tyre në vetvete.

    Psikologët këshillojnë se prindërit nuk duhet t’i shohin provimet si një luftë që medoemos duhet fituar nga ana e fëmijëve të tyre. Në të kundërt, kjo do të ndikonte në një rëndim psikologjik të fëmijëve dhe mund të shkaktojë një rezultat me të ulët në provime.

    Një çështje tjetër ku specialistët kërkojnë të tregohet kujdes, është fakti i mosndërrimit të rutinës së përditshme gjatë sezonit të provimeve.

    “Shumë prindër me arsyetimin se është në sezon provimesh i shtyjnë fëmijët e tyre që të flenë më herët se zakonisht”, shprehen ata. Duke i këshilluar që të hyjnë në provime me ide të qarta për atë që duan të arrijnë, psikologët thonë, se çdo nxënës duhet t’i vendosi një qëllim vetes për aq sa ka mundësi të arrijë.

    “Përpiquni që të mos krahasoni veten me te tjerët, synimi që ju i vini vetës të jetë i arritshëm”, këshillojnë ata.

    Çfarë duhet bërë para provimit?

    Para se të uleni në vendin që është përcaktuar për ju, mos harroni që të merrni me vete mjetet e nevojshme për zhvillimin e një provimi si, fletore, lapsa stilolapsa, fshirëse, ujë, etj.

    Para fillimit të provimit hidhini një sy ambientit ku ndodheni për t’u ambientuar. Gjatë provimit, pyetjen e dhënë lexojeni me kujdes dhe nëse e shihni të nevojshme nënvizoni atë që ju kërkohet.

    Detyrimisht duhet që të përcaktoni nëse pyetja kërkon një përgjigje pozitive apo negative. Duke përdorur mirë kohën që ju është dhënë, mos i kushtoni më shumë minuta se ç’duhet një pyetjeje.

    Nëse e shihni se u lodhet, mund të shplodheni disa minuta. Është më e vlefshme të humbë disa minuta për tu shplodhur se sa të punosh gjithë kohën i lodhur.

    Si veprohet pas provimit?

    Nëse prisni që të dilni mirë nga provimi i zhvilluar, duhet që ta shpërbleni veten tuaj me diçka që ju pëlqen. Nëse nuk jeni të kënaqur nga përfundimi i provimit, përpiquni të nxirrni në pah atë që ju mendoni se nuk shkoi mirë dhe merrni në konsideratë edhe këshillat e të tjerëve. Jepini vetes kohën e mjaftueshme për tu shplodhur dhe rifilloni të mësoni për provimin e radhës.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anëtarësimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Faleminderit per kete postim te nevojshem ne kete periudh sezoni te mbushur me provime
    !

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e aldo24
    Anëtarësimi
    May 2009
    Postime
    281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    Flm per kete informacion Kliton.

  4. #4
    Anëtarë i Nderuar Anëtar Nderi Maska e Klevi88
    Anëtarësimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    shum te vlefshme kto kliton sidomos ne kete koh

  5. #5
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anëtarësimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Ke shume te drejte per sa i perket stresit qe na shkaktojne prinderit. Mua mami nuk me ka lene rehat tere kete kohe.

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Cfare beni per te larguar stresin
    Nga Erinaa në forum Tema Shoqërore
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 21-03-2015, 12:32 PM
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-02-2012, 10:56 PM
  3. Si e kaperceni stresin ??
    Nga rrugaci i vogel në forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 02-08-2009, 08:12 PM
  4. Matura Shtetërore, ja datat e provimeve
    Nga Altin111 në forum Studentët Shqiptarë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 01:28 PM
  5. Si te kontrollojme nje Kompiuter ne distance?
    Nga ReniX në forum Tutoriale me Video
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2007, 05:15 AM

Etiketat për këtë Temë