Megan Foks ka deklaruar se pėr shkak tė punės sė saj si aktore ndihet si njė prostitutė.
Njėra nga aktoret mė seksi pėr momentin, Megan Foks, gjatė bisedės me revistėn GQ, ka deklaruar: Kur mendoni paksa, ne aktoret nė tė vėrtetė jemi prostituta. Na paguajmė qė tė luajmė dashurinė dhe epshin. Njerėzit e tjerė paguajnė nė mėnyrė qė tė na shohin se si puthemi, prekemi dhe bėjmė gjėra, tė cilat njerėzit nė lidhjet monogame nuk e bėjnė kėtė. E tėrė kjo situatė mė duket paksa neveritėse.
Ajo ka shtuar se njerėzit e konsiderojnė seksualisht agresive dhe se kjo nuk e brengos. Njerėzit mė konsiderojnė paksa tė shthurur. Me vet kėtė, ata mendojnė se jam seksualisht agresive dhe qė i ngjaj njė fėmije tė egėr. Por, unė fare nuk i ngjaj kėtij personi. Prapė, mė pėlqen ky imazh, sesa qė tė jap foton e njė personi plotėsisht korrekt dhe tė drejtė, sepse kjo mendoj se ėshtė shumė larg nga e imja e vėrtetė, ka shtuar Megan.