Presidenti i ardhshem i SHBA-se pritet te kete nje limuzine te re.
Chris Doane, nje fotograf i specializuar ne spiunimin e firmave te prodhimit te makinave, ka arritur te siguroje nje foto te makines se re, te realizuar nga Cadillac. Ajo eshte ende ne fazen e proves, sic e tregojne edhe mbulesat ne disa pjese te karrocerise.
Cadillac One, e superblinduar, do ti rezistoje cdo sulmi, do te jete ne gjendje te mbrohet nga plumbat dhe granatat antitank, ndersa xhamat do te durojne cdo goditje me arme zjarri.
Perberja e pjeses qe mbulon makinen eshte sekrete, por ekspertet thone se ajo mund te perbehet nga celik, alumin, titan dhe qeramike. Nje aparat i sofistikuar lejon presidentin te komunikoje per ceshtjet e sigurise.