Me 20 maj 1983, nje ekip i Institutit Pastor ne Paris publikonte artikullin e pare ne revisten "Science" ku shpallte zbulimin e nje virusi te ri shkaktar te semundjes se SIDA-s. Nje vit me pas nje ekip amerikan konfirmonte virusin e quajtur fillimisht HTLV3 dhe me pas HIV, si shkaktar te semundjes se SIDA-s.
Ne prill 1984, sekretarja e Shtetit per shendetin ne Shtetet e Bashkuara Margaret Heckler jepte 2 vjet kohe per te filluar testin e nje vaksine kunder SIDA-s. Qysh atehere, kerkimet mbi virusin dhe semundjen jane shtuar se tepermi ne numer, megjithate deri me sot asnje vaksine efikase nuk eshte zbuluar. Kerkuesit jane gjithnje e me te pergjegjshem ne shpalljen e nje kure, edhe per shkak te deshtimeve te deperta qe kane ndjekur njera tjetren ne kete aspekt. Zhgenjimi i fundit ishte ai i kompanise Merck dhe National Institutes of Health. Vaksina e testuar prej tyre jo vetem qe ishte inefikase por rriste edhe predispozimin e pacientit ndaj infektimit.
Gjate takimit te mbajtur ne Paris me rastin e 25 vjetorit te zbulimit te virusit, Lyk Montanjier (Luc Montagnier) theksonte se virusi vazhdon te jete mes nesh, ndersa Alise Dotri (Alice Dautry) shpjegonte se si kurre ndonjehere per nje semundje nuk jane shpenzuar kaq financime dhe energji ne kerkime. Profesor Galo, nje prej zbuluesve te virusit vinte theksin mbi faktin se progrese te shumta jane kryer, por edhe shume gabime.
Numri i te semureve me SIDA sot mendohet te varioje nga 30 ne 36 milion persona, 2 deri ne 4 milion infeksione zbulohen cdo vit dhe me shume se 2 milion persona kane vdekur si pasoje e kesaj semundjeje.