Ēdo gjė ėshtė gati pėr provimin e nesėrm tė Maturės Shtetėrore
Komisioni Qendrorė Shtetėror i Maturės (KQSHM) ne njė konferencė pėr shtyp, sot ka shpalosur planin dinamik tė veprimit gjatė procesit tė mbajtjes sė Maturės Shtetėrore 2009.
Nehat Mustafa, Kryetar i kėtij komisioni, njoftoi mediat mbi tė gjitha pėrgatitjet intensive qė MASHT-i ka ndėrmarrė nga aspekti organizativ dhe pėrmbajtjesor pėr menaxhim tė suksesshėm tė provimit tė Maturės Shtetėrore.
Ne kemi bere tė gjitha pėrgatitjet intensive qė garantojnė njė proces tė rregullt dhe transparent, me qėllim qė maturantėve tiu sigurojmė mundėsi pėr tė qenė tė pėrkushtuar gjatė provimit, njėherit kemi siguruar ne mėnyrė absolute testin shtetėror duke pėrjashtuar ēdo mundėsi ekspozimi.
Numri i maturantėve qė do ti nėnshtrohen provimit ėshtė pėrafėrsisht 27 mijė, ndėrsa nė ketė test do hyjnė edhe kandidatėt tė cilėt vitin e kaluar kanė dėshtuar tė kalojnė provimin dhe kandidatė qė kanė pėrfunduar mėsimin joformal, ne mėnyrė qė tė ju hapet mundėsia pėr shkollim tė lartė.
Ne provim do tė hyjnė edhe nxėnėsit me nevoja tė veēanta tė cilėt do tė kenė njė pėrkujdesje adekuate.
Detajet mbi formalitetet organizative para dhe gjatė procesit tė mbajtjes sė provimit janė shpėrndarė me kohė, ndėrsa testi kėsaj here pėrveē gjuhės shqipe ėshtė shtypur edhe ne gjuhėn boshnjake, turke dhe angleze.
Numri i administruesve ėshtė dyfishuar dhe kėsaj here do ketė monitorues nga Komisioni parlamentar pėr arsim, nga Universiteti i Prishtinės dhe pjesėtarė tė MASHT-t tha mė tutje kryetari i komisionit, Mustafa.
Zyrtarėt e MASHT-it kanė falėnderuar mediat e shkruara dhe elektronike pėr kontributin e dhėnė ne sensibilizimin e opinionit dhe maturantėve ne veēanti, mbi procesin e mbajtjes sė provimit tė Maturės Shtetėrore, thuhet nė komunikatėn e Zyra pėr komunikim dhe marrėdhėnie me publikun pranė
MASHT-it, nė tė cilėn po ashtu njoftohet se edhe gjatė ditės sė sotme ,Nehat Mustafa, kryetar i KQSHM-sė me bashkėpunėtor ka zhvilluar takim e konsultative me rreth 500 mėsimdhėnės tė komunės sė Prishtinės tė cilėt nesėr do tė jenė administratorė tė e provimit tė maturės nė qendra tė ndryshme tė Kosovės.
Takime tė ngjashme me administratorė tė kėtij procesi janė mbajt edhe nė qendra tjera tė Kosovės , me c`rast janė dhėnė sqarime tė nevojshme me qėllim tė kalimit me sukses tė kėsaj sfide.
Me kete rast, Albeu.com te gjithe maturanteve qe neser do te futen ne provimin e Matures Shteterore, ju uron suksese.