Receta Gatimi

Ditari i ndjenjave


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e Dr-Leone
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Nėn hije tė dardhės !!!
    Postime
    13
    Reputacioni
    0

    Ditari i ndjenjave

    Ditari i ndjenjave


    Parashikimi i Gjendjes Shpirterore

    Megjithe luhatjet e shumta te temperatures do te jete nje kohe e mrekullueshme.
    Era do vazhdoje ledhatimin e saj ne drejtimin tuaj.
    Cicerimat e zogjve, gurgullimat e perrenjve, feshferimat e pyjeve, perplasjet e dallgeve, jehona e maleve, renia e yjeve... do ju tingellojne me prane dhe me fuqishem.
    Sot petale lulesh do te mbushin qiellin, kini kujdes te mos merrni ēader dhe te udhetoni me shpirtin lakuriq. Lerini petalet t’ju lajne shpirtin...
    Ende verė!
    Kujdes! shpirti juaj ecen nje stine para ose mbeti tre stina pas...


    VAZHDONI

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e Dr-Leone
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Nėn hije tė dardhės !!!
    Postime
    13
    Reputacioni
    0

    Re: Ditari i ndjenjave

    Ditet kalojne nje nga nje.Po behet nje muaj qe zerin tend se degjoj.E di qe faji ishte i imi.E di qe nuk duhet te merresha me gjera kot.Te degjosh zerin e zemres,fjalet e saj plot ankth e dashuri.Malli me venit per zerin tend kur dielli nis te perendoje.Dikur ne nje kohe te tille te degjoja kur flisje.E qete shume e kulturuar dhe shume shume e embel.Mos kujto se do te harroj.Pamvaresisht se si erdhen punet.Lere fajin te shkrihet me kohen.Harroji disa fjale boshe qe te thashe i nxehur.Beso ne boshesine e zemres time kur s'ndjen per ty.Un zemren kurre nuk do ta lej bosh.Gjaku do te me levroje nder vena.Zemra do te rrahe vetem per ty.Syte e zeza,fytyra e qete dhe floket e bukura me shuan nje zjarr te dikurshem dhe me ndezen nje tjeter qe me djeg vetem per ty.Une nuk besoja qe te dua.Por zemra me thote te kunderten.Sahere qe te shoh ne foto ndjej rrahjet e saj.Hidherimin me veten time.Te qenit fajtor ne lidhje me ty.Ndoshta dhe nuk kam faj,ndoshta nuk je dhe aq e bukur,ndoshta dhe nuk je aq e mire...por per MUA ti je me e bukura ,me e mira nga te gjitha.Te me jepnin gjithcka ne bote nuk do ta nderroja per nje buzeqeshje nga ti.Me beso?
    E di qe keto fjale per ty tashme nuk kane vlere.Rrjedha e ngjarjeve ka marre drejtim tjeter per te dy neve.Por vetem dicka kerkoj nga ti.Mos mendo qe nuk te doja dhe te dua.Te kam dashur dhe do te dua gjithnje.E ndjej qe jam shume i interesuar per ty.Nuk mund ta kapercej lehte kete realitet te hidhur qe krijuam per gjera kot.Gjithsesi ti vazhdo,edhe nese ke ndjere qofte dhe dicka te vogel per mua...mohoje.Beme qe te urrej(nuk do te ndodhi kurre),te shemb statujen ideale qe krijova per ty ne zemer....shpirt

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e Dr-Leone
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Nėn hije tė dardhės !!!
    Postime
    13
    Reputacioni
    0

    Re: Ditari i ndjenjave

    Another day, another dollar...
    Ditė e qetė, bie shi. Jam e angazhuar me njė pėrkthim, teksti i tė cilit mė shkakton nervozė, ka njė sintaksė tė tmershme.

    Hera-herės hedh sytė nga dritarja, kot, sa pėr ti pushuar. Vėshtroj njerėzit qė kalojnė poshtė dritares nė rrugicėn e ngushtė, kush shpejtohet, kush me ngadal ec nė drejtim tė caktuar, apo tė pacaktuar. Vėshtroj ndėrtesėn pėrballė dhe pyetem: vallė ē'ndodh nė apartamentet afėr tė cilėve e kaloj njė kohė tė ditės? kush jeton aty? Njė grua del nė ballkon dhe ndez cigaren, duket e shqetėsuar, sikur mban nė supe peshėn e kėsaj bote. Ēfarė i ka ndodhur? E ka rahur burri? e ka tradhėtuar? i ka vdekur? ndoshta ėshtė i sėmurė, apo ndoshta ka problem me fėmijėt... Ēfarė mban nė shpirt qė i jep atė pamje tė dhimbshme? Ēfarė fshehin kėto mure brenda tė cilave jeton?
    Ēfarė fsheh ēdo shpirt njeriu?
    Sa shpirtėra kaluan nėpėr kėtė botė, pėr tė marrė me vete fshehtėsitė e shpirtit, qė i mba mend vetėm koha qė iku me ta? Me se e mat kohėn? Me minutat e orės, apo me kohėzgjatjen e vetmisė? Me rrahjet e zemrės? ...
    "E pėrktheve tekstin"?- mė ktheu nė realitet zėri i kėtij pėrbindshit qė ulet pėrballė meje, ėshtė franēez.
    Jo- thashė dhe po i rikthehem punės. Pa ndjenja, kot ashtu... another day another dollar.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ditari im
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 06-10-2009, 03:02 PM
  2. Ditari i Tiranes
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-09-2008, 08:38 PM