Nese zgjedhjet do te mbaheshin sot qytetaret shqiptare do te votonin, 40 per qind per Partine Demokratike dhe 38% per Partine Socialiste.
Keshtu thote sondazhi i “Zogby International” i kryer ne bashkepunim me Top Channel, qe perfshin periudhen 23 maj-10 qershor, 1 mije persona te pyetur dhe nje marzh gabimi prej 3%.
Sipas sondazhit, pas dy partive te medha vijne LSI me 4%, G99 me 2%, nderkohe qe 8 per qind jane te pasigurte dhe 2% refuzojne te tregojne voten.
Ndersa persa u takon koalicioneve, Aleanca per Ndryshim e kryeministrit Berisha dhe Bashkimi per Ndryshim i Edi Rames do te merrnin te dy nga 42% te votave.
Persa i perket vleresimit te performancave te lidereve politike, 45% kane mendim pozitiv per kryeministrin Berisha, ndersa 53% kane mendim negativ.
Ndersa per kryetarin e PS, Edi Rama 50% kane mendim negativ dhe 46% pozitiv. Nderkohe, 2% per Berishen dhe 4% per Ramen shprehen te pavendosur.
Nje pyetje e re qe u eshte drejtuar te intervistuarve ne sondazh ka qene, a keni votuar ne zgjedhjet e meparshme, ku 79% e te pyeturve jane shprehur po, ndersa 20% jo.
Gjithashtu, pyetjes “a besoni nese vota juaj do te beje diferencen”, 76% i jane pergjigjur pozitivisht, 20% negativisht dhe 4% jane shprehur te pavendosur.
Po ashtu, 79% besojne se zgjedhjet do te jene te lira dhe te ndershme, 17% mendojne te kunderten, ndersa 4 per qind refuzojne te pergjigjen.
Nje tjeter pyetje e re qe u eshte drejtuar pjesmarresve ne sondazh eshte, a dispononi karte identiteti? 45% jane pergjigjur po, 21% jo por kemi aplikuar dhe 31% jo por do aplikojme. Nderkohe qe 58% e te pyeturve jane shprehur se kane pasaporte te vlefshme.
Persa u perket ceshtjeve qe interesojne me shume shqiptaret, ne vend te pare mbetet papunesia me 66%, e ndjekur nga ekonomia me 60%, varferia me 40%, cmimet e larta dhe inflacioni me 28%, korrupsioni ne qeveri me 22 per qind dhe shkollat dhe arsimi me 12%.
Lidhur me drejtimin qe po merr Shqiperia, 57% shprehen se ajo po shkon ne drejtimin e duhur, ndersa 32% ne drejtimin e gabuar.
Te pyetur se cfare mendojne per situaten e sotme krahasuar me 4 vjet me pare, 37% jane shprehur se jane me mire, 30% me keq dhe 33% mendojne se jane njesoj.
Nderkohe qe persa i perket se ardhmes, te intervistuarit jane shprehur optimiste, pasi 70% kane deklaruar se situata ekonomike pas 4 vjetesh do te jete me e mire, 6% jane shprehur negativisht, 16% mendojne se do te jene njesoj, ndersa 8% shprehen te pavendosur.