Shet pluhurin e babait tė tij tė vdekur nė internet
Njė mashkull nga qarku Warwickshire nė Angli ka vendosur tė shes pluhurin e babait tij tė vdekur nė ankandin e internetit eBay, si hakmarrje pėr braktisjen e tij kur ishte fėmijė.
50-vjeēari William Ireland pohon se kishte vetėm gjashtė vjet kur babai i tij me emrin Ken e kishte lėnė mamanė e tij pėr tė nisur njė jetė tė re me dikė tjetėr, raporton gazeta britanike The Sun.
Ai mė vonė e kishte gjetur dhe kishte pranuar: "Kam hequr tė zitė e ullirit nė mungesėn e tij. Kur e gjeta filluam tė shohim njėri-tjetrin dhe mė pas ai vdiq nė vitin 2006. E kuptova se pasuria e tij iu kishte lėnė gruas pėr tė cilėn la nėnėn time dhe mua.
"Mendova se i kishte rėnė ndėrmend pėr mua. Qartazi, as qė ėshtė mėrzitur asnjėherė", ka shtuar ai.
Ireland e kishte marrė pluhurin e babės sė tij pasi qė kishte paguar pėr funeralin. Besohet se gruaja e tij e dytė dhe familja e saj dėshirojnė qė ta kthejnė pluhurin prapa.
Vėrejtja nė ankandin online tė eBay shkruan: "Kėtu ėshtė pluhuri i babait tim, Kenneth Ireland, njė kurorėshkelės i cili la njė grua, dy fėmijė dhe vetėm 17 funte nė xhepin e saj. Ai kurrė nuk e ka paguar asnjė peni pėr rritjen e fėmijėve tė tij".