Nje adoleshent ka gjetur vdekjen rruges per ne spital pas nje sherri banal mes te rinjsh.
Jeton Ferhati 18 vjec me banim ne Bathore eshte qelluar dy here me thike ne koke nga nje bashkemoshatar i tij, nderkohe qe policia ka shoqeruar ne komisariat tre te rinj, njeri prej te cileve eshte i dyshuari kryesor per vrasjen.
Ngjarja ndodhi ne mesdite ne lagjen laprake te Tiranes. Paraprakisht policia pohoi se viktima ishte duke festuar me disa disa shoke te tij ne nje lokal.
Sic kane deshmuar shoket e tij, ai ka qene i qete gjate qendrimit me ta. Me pas 18-vjecari eshte thirrur ne takim nga njeri prej autoreve dhe rreth pese metra ne dalje te lokalit dhe pasi kane debatuar per nje kohe te gjate autori ka nxjerre thiken dhe e ka qelluar.
Deshmitaret okulare shumica e te cileve jane adoleshente pohuan se sherri i referohej disa debateve banale mes te rinjve.
Mesohet se autori ka qene i shoqeruar edhe nga dy persona te tjere e pas krimit eshte larguar nga vendngjarja, por tre te rinjte jane ndaluar me pas ne largesi te vendit te ngjarjes.
Policia nuk ka dhene ende nje version zyrtar per perleshjen mes te rinjve, i cili i kushtoi jeten njerit prej tyre, pa arritur te parandalohej megjithese rajoni i policise ndodhej jo shume larg nga vendi ku ndodhi krimi.