Policia italiane ka arrestuar sot dy shtetas shqiptare, nje burre dhe nje grua, pasi u kapen me nje sasi kokaine te fshehur ne makinen e tyre.
Lajmin e bejne te ditur burime policore nga vendi fqinj, sipas te cilave ne pranga kane perfunduar dy shtetasit me iniciale S.A 32 vjec dhe C.E 25.
Sipas burimeve, ata po udhetonin me nje makine te tipit “Ford Focus” dhe e kishin fshehur sasine e lendes narkotike, rreth 3 kilograme, ne serbatorin e automjetit.
Burimet shtojne se gjate kontrollit te makines, agjentet gjeten dhe sekuestruan edhe 2.200 euro, qe dyshohet te jene fryt i pazareve te droges.
Burimet saktesojne me tej se ceshtja u ka kaluar agjenteve te anti-droges, per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete trafik kokaine, qe dyshohet se ka nisur nga Spanja, duke qene se edhe makina me te cilen po udhetonte cifti kishte targa spanjolle.