Receta Gatimi

Si ta kurseni benzinėn nė makinė?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Si ta kurseni benzinėn nė makinė?



    Benzinėn mund ta kurseni nė makinėn tuaj duke e mbajtur atė, teknikisht nė rregull, por edhe me mėnyrėn tuaj tė dhenjes.

    Gjendja e rregullt teknike e makinės ėshtė shumė e rėndėsishme edhe pėr harxhimin e benzinės, gjė tė cilėn do ta shini nė tabelėn e mėposhtme e cila ju njofton nė detaje se sa, cila pjesė e makinės, ndikon nė kėto harxhime:


    – kandelat 8%
    – butoni i platinit 7%
    – ndezja fillestare – parandezja 5%
    – bobina 2%
    – kabllot 2%
    – termostati 1%
    – karburatori 2%
    – pajisja pėr start 10%
    – filtri i ajrit 3%
    – pompa e benzinės 1%
    – nyjet pėr bartjen e benzinės 1%
    – kompllungu 8%
    – ventilet 7%
    – boshti bregor 16%
    – kompresioni 20%
    – presioni nė pneumatikė 4%
    – lloji i pneumatikėve 5%
    – balancimi i gomave dhe rrotave 2%
    – sistemi i jashtėqitjes se gazrave 5%
    – ngarkesa e tepėrt 5%
    – frenat 1%
    – shtrati i rrotave 1%
    – lyerja 5%
    – aerodinamika e veturės 2%



    Starti i motorit – Para se ta startoni motorin, duhet ta shtypni kompllugun(ferksionin) dhe tė konstatoni nėse e tėrė aparatura po funksionon.

    Nxehja e motorit –
    Motori, duhet sa mė parė, qė ta arrijė temperaturėn e punės, e kjo arrihet mė se shpeshti gjatė dhenjes. Sapo motori tė punojė 30 sekonda, duhet tė niseni ngadalė, duke lėshuar kompllugun(freksionin).

    Nisja dhe ndalja e veturės – Nėse niseni nė njė terren tė rrafshėt, nuk duhet t’i jepni shumė gaz makinės, por as ta mbani shumė gjatė tė shtypur kompllugun(freksionin). Pėrpiquni qė sa mė parė, me gaz optimal, ta vini nė lėvizje veturėn tuaj.

    Ndėrrimi i marsheve – Nė njė kohė sa mė tė shkurtėr duhet ta ndėrroni marshet nė pėrputhje me lėvizjen, kurse marshin ta mbani sa mė pak nė pozitė neutrale. Motori duhet tė mbahet nė secilėn shpejtėsi deri nė rrotullimet optimale. Gjatė ngasjes nė qytet duhet tė ndėrrohen sa mė shpesh marshet.





    Dozimi i gazit – Duhet t’i ikni shtypjes sė shpeshtė dhe tė fuqishme tė gazit. Nė rrugė tė hapur, duhet qė sa mė parė tė arrihet shpejtėsia optimale dhe duhet ta pėrshtatni shpejtėsinė me kushtet e rrugės, kėshtu qė do t’i pėrdorni sa mė pak frenat.

    Mbushja me benzinė – Mė se mirė ėshtė qė makinėn ta mbushni me benzinė qė nė mėngjes sepse, atėherė ėshtė mė ftohtė dhe benzina ėshtė mė “e qetė”. Verės, kur koha ėshtė shumė e ngrohtė, mos e mbushni pėrplot rezervuarin e makinės suaj sepse, ai do tė avullohet.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    E drejte, perveē pjeseve te makines ka te beje dhe kemba sa e rende eshte dmth sa fort i jepni gas!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Makine me targa te huaja ne Shqiperi
    Nga VaLKKaTiL nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-05-2011, 07:43 PM
  2. Njė libėr qė kushton sa njė makinė
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-05-2011, 09:15 PM
  3. Ja sa mund te kurseni me Linux
    Nga ReniX nė forum Shpėrndarjet Linux/Unix
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2010, 02:30 PM
  4. 10 kėshilla se si tė kurseni para!
    Nga ardona nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2010, 04:18 AM
  5. Makine me 2200 CV fuqi
    Nga ReniX nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 03:49 PM

Etiketat pėr kėtė Temė