Kryetari i Asamblese parlamentare te NATO-s, Bruce George deklaroi se Shqiperia ka shenuar arritje po ka ende shume pune per te bere.
Duke kerkuar qe raporti te shihet si keshillues, George paraqiti disa rekomandime qe Shqiperise mund t'i sherbejne per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
"Politika duhet pare si sherbim, si mundesi per marreveshje dhe kompromis. Duhet te kete respekt mes partive politike", u shpreh George.
Sipas tij, qe prej 1991 jane bere reforma te medha, por demokracia eshte ne konsolidim e siper.
"Keni shume pune per te bere per te arritur standartet e BE-se, qeverisjen demokratike, reformat ne gjyqesor, profesionalizmin e mediave, vendosjen e e shtetit te se drejtes, te qeverive vendore dhe luften kunder krimit dhe korrupsioni", u shpreh George.
Zyrtari theksoi se Shqiperia nuk i arriti standartet e kerkuara ne 28 qershor, por gjithcka do te varet nga drejtuesit e saj per t'i arritur ato ne zgjedhjet e ardhshme.
"Shpresoj qe raporti perfundimtar qe do te publikohet javet ne vazhdim te jete udhezues dhe frymezues per te ardhmen tuaj", tha George.
Kreu i asamblese se NATO-se, premtoi mbeshtetje, ndersa theksoi se arritjen ose jo te standarteve e kane ne dore shqiptaret.