Sezoni 2008/2009 nė Serie A ka pothuajse gati 2 muaj qe ka perfunduar, ndėrsa Interi u shpall sėrish kampion. Listės sė lojtarėve mė tė mirė tė sezonit u prin sulmuesi zikaltėr, Zlatan Ibrahimovic.
Ibracadabra ishte njeriu kryesor i Nerazzurėve, i cili e udhėhoqi skuadrėn drejt titullit tė radhės. Veē tjerash, Ibra ėshtė edhe golashėnuesi mė i mirė nė Kampionatin italian kėtė sezon me 25 gola.
Njė tjetėr lojtar i Interit qė ėshtė konkurrent pėr t’u shpallur lojtar i sezonit nė Serie A, ėshtė Maicon. Mbrojtėsi brazilian konsiderohet njėri nga mė tė mirėt nė botė nė pozitėn e tij- mbrojtės i krahut tė djathtė, ndėrsa pas Ibrahimovicit, ishte pikėrisht Maicon lojtari mė i rėndėsishėm i Interit.
Ndoshta Juventusi nuk luajti siē pritej kėtė sezon, mirėpo qendėrmbrojtėsi italian Giorgio Chiellini, bėri paraqitje shumė tė mira me Zonjėn e Vjetėr, duke ia siguruar vetes njė vend nė listėn e tė nominuarve pėr lojtarin e sezonit nė Ligėn elite italiane.
I rikthyeri te Genoa, Diego Milito, ishte mė meritori pėr suksesin e sivjetmė tė skuadrės gjenovase, e cila siguroi pozitėn e pestė ne tabelė. Milito ishte po ashtu njėri nga golashėnuesit mė tė mirė tė sezonit me vetėm njė gol mė pak se Ibrahimovic.
Sido qė tė jetė, lojtari qė u shpall sezonin e kaluar mė i miri nė Serie A, duhet tė shpallet edhe kėtė sezon. Derisa sezonin tjetėr pati konkurrent tė fortė Alessandro Del Pieron, kėtė sezon, Zlatan Ibrahimovic ėshtė njė hap pėrpara tjerėve.