Teknologjia ėshtė njė koncept i gjėrė qė mirret me aplikimin e njohurive pėr veglat dhe profesioneve, nė funksion tė kontrollimit dhe pėrshtatjes sė rrethanave nė ambientin jetėsor nė pėrputhje me nevojat e tij. Njė definicion i saktė pėr termin "Teknologji", sidoqoftė, nuk ekziston; "teknologjia" mund t'i referohet objekteve materiale qė pėrdoren nga njeriu, siē janė makinat, harduerėt ose enėt, por mund tė pėrfshijė edhe tema mė tė gjėra, pėrfshirė sistemet, metodat e organizimit, dhe teknikat. Ky term mund tė aplikohet nė pėrgjithėsi ose nė kategori specifike si p.sh: "teknologjia e konstruktimit", "teknologjia mjekėsore", ose "teknologjinė e pėrkryer" (state-of-the-art).

Aplikimi i teknologjisė nga njerėzimi filloi me shėndrrimin e resurseve natyrale nė vegla tė thjeshta. Zbulimi i aftėsisė tė kontrollimit tė zjarrit rriti burimet e ushqimit dhe zbulimi i rrotės ndihmoi njerėzit tė udhėtonin dhe tė kontrollonin ambientin e tyre. Zhvillimet e fundit tė teknologjisė, pėrfshirė "shtypin", telefonin, dhe Internetin, kanė zvogėluar barrierat fizike tė komunikimit dhe kanė lejuar njerėzit tė komunikojnė nė shkallė globale. Sidoqoftė, teknologjia nuk ėshtė pėrdorur vetėm pėr qėllime paqėsore; zhvillimi i armėve me fuqi shkatėrruese gjithmonė mė tė lartė ka ecur pėrgjatė historisė, nga armėt mė tė thjeshta primitive nė armėt nukleare .

Teknologjia ka ndikuar shoqėrinė nė mėnyra tė ndryshme. Nė shumė shoqėri, teknologjia ka ndihmuar nė zhvillimin e ekonomisė (pėrfshirė ekonominė globale tė ditėve tė sotme) dhe ka lejuar rritjen e klasės shoqėrėre tė lirė (nė aspektin e kohės dhe punės). Shumė procese teknologjike lirojnė produkte tė padėshirueshme, tė njohura si ndotje, dhe zbrazin resurset natyrore, nė dėm tė Tokės dhe Natyrės. Implementimet e ndryshme tė teknologjisė ndikojnė nė vlerat e shoqėrisė dhe njė teknologji e re shpesh shtron pyetje tė reja etike. Shembujt pėrfshijnė rritjen e nocionit "efikasitet" nė terme tė produktivitetit njerzor, njė term qė fillimisht ishte aplikuar vetėm pėr makinat, dhe sfidat e normave tradicionale.

Debate filozofike janė ngritur nga pėrdorimi i teknologjisė nė shoqėri, me mosmarrėveshje nė ēėshtjen "a i ndihmon teknologjia gjendjes sė njeriut apo e pėrkeqėson atė?". Neo-Ludizmi, anarko-primitivizmi, dhe lėvizje tė ngjajshme kritikojnė pėrhapjen e teknologjisė nė botėn moderne, duke pretenduar se e dėmton ambientin dhe njerėzit; propozuesit e ideologjive si transhumanizmi dhe tekno-progresivizmi e shohin pėrparimin teknologjik si tė dobishėm pėr njerėzimin dhe gjendjen e njerut. Nė fakt, deri vonė ėshtė menduar se zhvillimi i teknologjisė ishte i mundėr vetėm pėr qeniet njerėzore, por studimet e reja tregojnė se primatėt e tjerė dhe disa delfinė kanė zhvilluar vegla tė thjeshta dhe kanė mėsuar t'ia bartin ato gjeneratave tė tjera.