Receta Gatimi

Italianėt: Taēi pėr pak vite nga kamerier picerie nė pasanik falė Berishės


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Italianėt: Taēi pėr pak vite nga kamerier picerie nė pasanik falė Berishės




    Portali kryesor nė internet i zonės, pėrmes gazetarit Luca Pistolesi, thotė se ėshtė pak e habitshme qė njė njeri, qė ka punuar nė Itali si kamerier, pėr pak vite rikthehet si miliarder. Por Pistolesi thotė se kjo e ka njė pėrgjigje. Ai ėshtė mik i kryeministrit, Sali Berisha, qė i ka dhuruar atij njė pasuri tė madhe nė vend, ndėrmarrjen shtetėrore tė naftės, dhe i ka lėnė rrugė tė lirė nė tregtimin e naftės.

    Mediat e vendit fqinj kanė raportuar pėr arritjen e marrėveshjes. Nuk bėhet ende e ditur sa do jetė shifra qė do tė paguajė Taēi, por burimet flasin pėr diku rreth 24 milionė euro.
    Sipas italianėve, ekipi nė krizė i Bolonjės, do tė ketė njė pronar tė ri. Mediat italiane prej kohėsh kanė nisur tė japin informacione nė lidhje me pronarin e mundshėm tė Bolonjės.
    Shumė media, tė cilat ende nuk e dinė sa reale ėshtė pasuria e tij, kanė intervistuar shqiptarin qė ka luajtur nė Serinė A, Igli Tare. Pyetja e tyre e vetme ka qenė: “A ėshtė serioz ky njeri, dhe a ka parį mbi tė gjitha?” Tare ka deklaruar se e njeh si njeri serioz e qė ka parį, por ka deklaruar se nuk ka shumė miqėsi me tė pėr tė ditur detaje tė mėtejshme.
    Gazetat sportive italiane, por dhe mediet e tjera e shohin si njė person ekzotik, njė Abrahamoviē, qė bėri mrekullira me Ēelsin nė Angli. Nafta e ka kėtė fuqi, besojnė ata. Por sėrish nuk janė tė bindur te pasuria e tij. Taēi ėshtė njeriu qė pėlqen jetėn e natės, qė del nėpėr pub-e, sa herė vjen nė Itali, raportojnė ato.
    Portali kryesor nė internet i zonės, pėrmes gazetarit Luca Pistolesi, thotė se ėshtė pak e habitshme qė njė njeri, qė ka punuar nė Itali si kamerier, pėr pak vite rikthehet si miliarder. Por Pistolesi thotė se kjo e ka njė pėrgjigje. Ai ėshtė mik i kryeministrit, Sali Berisha, qė i ka dhuruar atij njė pasuri tė madhe nė vend, ndėrmarrjen shtetėrore tė naftės, dhe i ka lėnė rrugė tė lirė nė tregtimin e naftės. “Nga kamerier nė piceri, te monopoli i naftės nė Shqipėri”, - shkruan gazetari. Sigurisht qė pas gjithēkaje ėshtė Berisha, “i cili, - raporton Pistolesi, - vetėm dy muaj pėrpara zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit 2005 e kishte akuzuar atė pėr kontrabandė nafte.”
    “Berisha ėshtė qartėsisht arsyeja pėr kėtė ngjitje tė rrufeshme tė kamerierit”, - raporton ai.
    “Ka paguar pa iu dridhur syri katėr milionė euro pėr tė marrė Milanin nė Tiranė dy herė.” Kėshtu shkruan gazeta “Corriere della Sera” pėr Taēin.
    Por Taēi, ky dashnor i sportit, siē shkruajnė italianėt, arrin tė ngjisė ekipin e vendlindjes sė tij, Gramozin, nė Serinė A. Madje, pėr shkak se ngjyrat e ekipit tė Gramozit janė tė njėjta me tė Bolonjės, pasaniku shqiptar bėn kėtė zgjedhje. E ka dhe kėtė luks Taēi.
    Gjithė problemi tani ngelet te fakti, nėse Taēi do tė arrijė tė mbajė ekipin e tė bėjė merkato, e cila ėshtė shumė mė e shtrenjtė se blerja e ekipit. Madje premton se do bėjė njė stadium. Nė Italinė qė e do aq shumė, e nė Shqipėrinė qė i jep kaq shumė, bėn kontrabandė.



    Burimi: Gazeta Tema

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Kjo levizje eshte vetem per fam sipas mendimit tim!

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    kushedi kush esht TAĒI i vertet

  4. #4
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    bohhhh...lumsi keta miliarderet qe tallen me leket...po populli i shkrete s'ka buke te haje...

  5. #5
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Keshtu e kane keta, njehere te shajne pastaj vazhdojne marredheniet sikur nuk ka ndodhur asgje. Nuk e kuptoj se ku e kane dinjitetin. Sa per leket, te njejten gje do bejne gjithe jeten ata, do e lene popullin te vuaje nderkohe qe vete e shkelin me kembe.

  6. #6
    neper bote......... 10% Maska e ledjo
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    82
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    ka inat keta pipinot...se thone me vete: i erdhi radha te na komandojne albanezet

  7. #7
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    hallall nga kamarier ne miliarder i lumte ketij dhe sales qe e beri

  8. #8
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    53 mijė fuēi naftė tė Rezart Taēi kontrabandė nė Vlorė, vjedhja 7,6 milionė euro


    Njė anije me destinacion ARMO-n ka regjistruar njė prej skandaleve mė tė mėdha tė saj nė lidhje me ligjet shqiptare duke tentuar tė fusė nė tregun vendas 53 mijė fuēi naftė tė raportuar si naftė tė papėrpunuar krudo. Tė dhėnat tregojnė se anija “Athina”, e cila pret tė shkarkohet nė portin e Vlorės, nė tė vėrtetė ka naftė tė pastėr dhe jo naftė krudo, siē deklarohet. Ky skandal qė thyen njėherazi disa ligje tė vendit, llogaritet tė shkaktojė njė dėm ekonomik prej mė shumė se 7.6 milionė eurosh, vetėm pėr shkak tė shmangies nga pagimi i taksave. Duke raportuar 53 mijė fuēi naftė tė pastėr pėr naftė krudo, kompania “Taēi Oil”, jo vetėm qė fut nė tregun vendas naftė, tė cilėn do ta shesė si naftė D2, por ajo i vjedh buxhetit tė shtetit 7.6 milionė euro me anė tė mospagimit tė taksave. Legjislacioni ynė nuk lejon megjithatė qė asnjė kompani nė vend tė importojė naftė dhe ta shesin atė nė Shqipėri si naftė D2. Kompania “Taēi Oil” ėshtė e detyruar qė tė shesė e vetme nė Shqipėri naftė D2, nė bazė tė ligjeve qė u miratuan pas privatizimit tė dyshimtė tė kompanisė ARMO nga “Taēi Oil”. Naftėn D2, qė duhet tė shesė nė tregun vendas, kompania “Taēi Oil” duhet ta sigurojė nga nafta vendase krudo qė merret nga “Albpetrol” dhe nga kompani tė tjera vendase. Pėrpos tė gjitha kėtyre thyerjeve tė ligjit me mijėra tonelata naftė qė kėrkon tė kalojė kontrabandė nga porti i Vlorės me anė tė anijes “Athina”, “Taēi Oil” kėrkon tė fusė nė vend njė ndotės po kaq tė madh. Nafta, tregojnė tė dhėnat, ka njė pėrqendrim tė madh squfuri prej 1500 mg/kg, nė njė kohė qė ligji ynė nuk lejon tė futet nė treg naftė me pėrqendrim squfuri mė shumė se 350mg/kg. Ėshtė e qartė se kompania “Taēi Oil” me anė tė kėsaj ngarkese shumė tė madhe prej 53 mijė fuēish kėrkon tė fitojė miliona euro duke thyer disa prej ligjeve tė vendit nė kėtė fushė. Kompania “Taēi Oil” qė prej janarit tė kėtij viti ka marrė naftė krudo nga kompania “Albpetrol”, sė cilės i ka njė borxh prej 30 milionė eurosh. Kompania “Albpetrol” ėshtė futur nė kolaps, pėr shkak tė detyrimeve tė mėdha tė pakthyera tė “Taēi Oil”. Tė dhėna zyrtare bėjnė me dije se kompania “Taēi Oil” ka gjithashtu njė borxh tė lartė tė papaguar edhe nė tatime pėr mospagim tė akcizave. Gjithashtu, kompania “Taēi Oil” mėsohet se i ka edhe kompanisė “Bankers Petroleum” 20 milionė euro borxh, pėr shkak tė naftės krudo qė ka marrė, por pa dhėnė paratė. Duket se kompania “Taēi Oil” ėshtė duke kėrkuar shpėtim te kontrabanda masive me naftėn e pastėr, tė cilėn e shet si D2 dhe tė cilėn nė doganat shqiptare e raporton si naftė krudo.

    Gjithēka ėshtė e qartė: anija “Athina” ngarkohet me mbi 53 mijė fuēi naftė tė pastėr ose me rreth 8 mijė e 500 tonė dhe nė doganė raportohet pėr naftė krudo duke i vjedhur shtetit 7.6 milionė euro. Mė pas nafta kundėr ligjit vendas shitet pėr D2 dhe fitimi ėshtė i pazakontė duke qenė se “Taēi Oil” ka e vetme monopolin e naftės D2. Historitė e kompanisė “Taēi Oil” me skandale tė tilla nė Shqipėri nuk fillojnė me anijen “Athina” e duket se nuk do tė mbarojnė me tė, pavarėsisht se ky mund tė jetė ndėr mė tė mėdhenjtė dhe mė domethėnėsit.



    Deri mė tani autoritet doganore nė Vlorė nuk e kanė lejuar anijen tė shkarkohet, por ndėrkohė nuk kanė bėrė asnjė veprim pėr sekuestrimin e saj. Tė gjithė presin njė sinjal nga qeveria pėr tė lejuar futjen e saj kontrabandė nė tregun shqiptar

  9. #9
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    Rezart Taci: Ja si e solla Milanin ne Shqiperi
    Pas “shpėrthimit” tė lajmit se Milani do tė vijė mė 14 tetor nė Tiranė pėr tė zhvilluar njė ndeshje miqėsore, Rezart Taēi, njeriu qė bėri tė mundur kėtė marrėveshje, tregon detajet e bisedimeve. Tė hėnėn ai pėrfundoi akordin me drejtuesit mė tė lartė tė Milanit, mes tė cilėve ishte edhe zv/presidenti Adriano Galini. Mund tė konfirmoj se marrėveshja me Milanin ėshtė hedhur e zezė nė tė bardhė. Kjo ėshtė arritur pas disa muajsh negociatash, duke realizuar ėndrrėn time personale, qė tė kemi kėtė skuadėr tė madhe nė vendin tonė, por dhe ėndrrėn e tė gjithė sportdashėsve shqiptarė”, tha kreu i kompanisė “Taēi Oil”, qė ėshtė partneri shqiptar i klubit kampion bote. “Milanin nuk e kishte penguar asgjė pėr tė ardhur qė mė parė, por duhet theksuar se nė kėto vitet e fundit sporti shqiptar ka pasur njė hov cilėsor dhe kjo ėshtė njė nga arsyet qė drejtuesit italianė pranuan. Kjo ishte njė prej kėrkesave kryesore. Pas negociatave gjithēka u pėrputh mė sė miri dhe arritėm tė binim dakord”. Z. Taēi konfirmoi edhe se Tirana do tė jetė skuadra qė do tė luajė mė 14 tetor pėrballė skuadrės sė drejtuar nga Karlo Anēeloti: “Zgjodhėm Tiranėn, pasi ėshtė njė ndėr skuadrat mė prestigjioze tė Shqipėrisė. Ata kanė njė histori tė pasur dhe e meritojnė njė prestigj tė tillė”. Takimi do tė zhvillohet nė stadiumin “Qemal Stafa”, nė orėn 19:00 dhe pritet qė interesimi i tifozerisė tė jetė i madh. Jo vetėm i asaj kryeqytetase, por nga mbarė vendi. Organizatori zbuloi edhe ēmimin e biletave pėr njė vend nė stadium: “Ēmimi i biletave do tė jetė njėsoj me ato tė pėrfaqėsueses nė ndeshjet kur luhet me kundėrshtarė tė nivelit tė lartė”. E pėrkthyer ndryshe, njė vend nė tribunėn qendrore do tė kushtojė 5 mijė lekė tė reja, nė tribunėn “D2″ 3 mijė lekė, ndėrsa nė “D1″ dhe “D3″ 2 mijė lekė. Edhe pse nuk mund tė quhen “ēmime popullore”, Rezart Taēi kujton se ardhja e Milanit ka njė kosto tė konsiderueshme financiare. Megjithatė, ai nuk dėshiron ta bėjė publike shifrėn: “Sigurisht qė ardhja e kėsaj skuadre nė Tiranė ka njė kosto tė lartė financiare dhe biletat nuk mund tė jenė fare tė lira. Megjithatė, nuk ėshtė ky qėllimi nė vetvete, emri i Milanit dhe dėshira e sportdashėsve shqiptarė e justifikojnė kėtė shpenzim”. Organizatori tha: “Do tė jenė njė pjesė e madhe e yjeve tė Milanit, pasi njė pjesė do tė jenė tė grumbulluar me pėrfaqėsueset respektive. Fati i madh ėshtė qė Kaka dhe Shevēenko janė konfirmuar se do tė jenė, ndėrsa Ronaldinjo do tė udhėtojė nė Brazil”.
    E veēanta e asaj mbrėmjeje ėshtė se do tė ketė edhe njė donacion pėr bamirėsi. “Milani sė bashku me kompaninė tonė, menduan qė, pėrveēse tė jetė njė ndeshje futbolli, 14 tetori tė ketė edhe njė destinacion pėr bamirėsi, pėrfundoi Taēi. Pas ndeshjes, klubi italian dhe ‘Taēi Oil‘ do t‘i dhurojnė 100 mijė euro ‘Unicef‘-it. Gjithashtu, nė bisedėn e fundit qė zhvillova me Galianin, vendosėm qė nė darkėn pas ndeshjes tė nxirret nė ankand edhe njė fanellė e Milanit me firmat e tė gjithė lojtarėve. Edhe kėto para do tė shkojnė pėr bamirėsi. Administratori mė pėrcolli edhe aprovimin dhe interesimin e presidentit Berluskoni pėr kėtė ndeshje, e cila do tė transmetohet nga ‘Milan Channel‘ dhe ‘Milan premium‘”.

  10. #10
    i/e rregjistruar 20% Maska e Lucatonii
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    München
    Postime
    191
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Pss: Biznesmeni shqiptar Rezart Taēi ka hedhur dritė mbi planin e tij tė ardhshėm, investimin nė klubin e Milanit, pas prishjes sė marrėveshjes pėr tė blerė Bolognan.
    Harrone qe ka me ble bolognan.

  11. #11
    i/e rregjistruar 10% Maska e zhejoti
    Anėtarėsimi
    Jul 2009
    Postime
    25
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    mjere populli,se ata qe drejtojne lozin me para

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Jam bėrė pasanik duke shitur tituj doktorature
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2012, 05:00 PM
  2. Video: Majmuni si kamerier nė Japoni
    Nga gjendar nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-02-2011, 10:59 PM
  3. Lirohet nga burgu Rezart Taēi
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2009, 09:33 PM
  4. Taēi dorėzohet nė Policinė e Tiranės
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-11-2009, 10:41 AM
  5. Taci kerkon te bleje skuadren e Bolognes
    Nga kuklla nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-07-2009, 10:36 AM