Bjordi dhe Adela, se shpejti personazhe te nje telenovele



Kane nisur dje nje udhetim drejt Hungarise, qifti me i perfolur i reality show-t ‘‘Big Brother 2’‘. Ata do te ndjekin nje gare te Formula 1, nje udhetim i siguruar per dy te rinjte nga ‘‘Top Channel’‘, per lojen qe kane bere ne spektaklin ‘‘Big Brother 2’‘. Ata do te qendrojne ne Hungari gjithe fundjaven, per shkak se gara si gjithmone mbahet te dielen, dhe keshtu do te shfrytezojne keto dite per te shetitur Budapestin. Ky eshte nje udhetim i veqante i tyre drejt ketij vendi, ne kete periudhe shume argetuese per fillimet e nje jete te re si qift i dashuruar. Por ne fund te fundit ky eshte thjesht nje udhetim. Sepse mendja e tyre eshte diku tjeter, tek projektet televizive per te cilat jane shume te apasionuar te dy. Q’po behet me projektet artistike, qe u jane premtuar se do te perfshihen shume shpejt?! Sipas burimeve tona projekti me konkret ku ata jane perzgjedhur per t’u angazhuar eshte nje serial televiziv, qe po pergatit ‘‘Top Channel’‘ per sezonin e ri televiziv. Protagoniste te rendesishem do te jene pikerisht Bjordi dhe Adela, te cilet thuhet se e kane marre me shume qejf kete projekt. Behet fjale per nje serial humoristik, xhirimet e te cilit do te realizohen ne ambientet e shtepise se famshme ‘‘Big Brother’‘, ku ata kaluan plot 100 dite aty, me shume tension, ankth, dashuri dhe loje te veshtire, ashtu siq e kane shprehur vete pasi kane dale nga shtepia. Por tashme kjo hyrje e dyte ne kete shtepi, tani do te jete veqse nje loje aktoriale. Ende nuk dihet me shume rreth ketij seriali, qe pritet te shkaktoje te qeshura per publikun, por ideja eshte per te sjelle nje fryme te re ne ekranin shqiptar, qe ka munguar me pare. Ka shume mundesi qe ne lojen ku thuhet se do te marrin pjese dhe kengetaret Rozana Radi, Qiljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni xhirimet mund te nisin ne fillim te vjeshtes. Mesa duket drejtuesit e ‘‘Top Channel’‘ kane menduar te realizojne nje serial shume komercial, nisur dhe nga popullariteti qe ka fituar qifti i te dashuruarve, Bjordi dhe Adela. Derisa te filloje puna ata jane duke shijuar bashkejetesen ne nje nga apartamentet qe e kane marre me qera ne zonen e ish-bllokut. Kjo perfshirje e tyre ne nje loje aktoriale nuk eshte rastesi. Me hyrjen e tij ne ‘‘Big Brother’‘, Bjordi kishte theksuar pasionin per t’u bere aktor, dhe ndaj iu premtua qe do t’i sigurohej nje rol ne nje projekt italian per realizimin e nje filmi artistik. Ndersa Adela, pasion te saj kishte shprehur kengen, dhe deshiren per te bere nje klip. Nderkohe qe vetem nje jave me pare ‘‘Panorama Plus’‘ publikoi lajmin e nje bashkepunimi te mundshem te Pirro Qakos me Adelen, i cili i ka provuar zerin per te pare mundesine e realizimit te nje kenge qe mund t’i pershtatet.Pavaresisht ketyre provave duket se edhe ata vete nuk jane te qarte se qfare do te bejne konkretisht me projektet e tyre. Vazhdojne te respektojne kontraten e ‘‘Top Channel’‘ si te punesuar ne staf, pasi atyre u eshte prem-tuar se sezoni i ri televiziv patjeter qe do t’i perfshije ne projekte televizive apo radiofonike. Per sa i perket Adeles ende nuk i eshte thene asgje rreth ofertes qe prezantuesi i spektaklit ‘‘E diell’‘, Adi Krasta i beri per te qene ajo partnerja e dyte ne sezonin e ri, se bashku me Xhemin. E tani per tani atyre u mbetet t’u gezohen pushimeve. Sapo jane kthyer nga Italia, ku Adela shkelte per here te pare. Ditet e nxehta ata i kane ndare mes Lecos dhe Romes, ku me shume jane mjaftuar duke pare Koloseun, dhe Shen Pjetrin. Ata kane udhetuar vetem drejt Italise, dhe nuk jane shoqeruar nga mamaja e Bjordit, Antoneta, e cila ka vazhduar te qendroje ne Shqiperi. Nderkohe qe jane kthyer te dielen nga Italia, direkt jane nisur drejt Vlores, ku kane qendruar ne Orikum, ne hotelin e Qetsorit, fituesit te ‘‘Big Brother 2’‘, me te cilin ruajne nje miqesi te mire. Atje ata kane bere plazh dhe jane kthyer serish ne Tirane, per te shkuar drejt Durresit e Golemit, ku e kane kaluar kohen duke marre rreze e duke shijuar plazhin. Mesa duket qifti deri ne momentin qe ka marre telefonata pune nga ‘‘Top Channel’‘, ka vendosur ta shijojne ne maksimum veren, me pushime dhe udhetime ne plazhet e nxehta. Gjithqka mbetet per t’u pare ne shtator, nderkohe qe dihet tashme synimi i tyre i perbashket per t’ia dedikuar te ardhmen televizionit dhe kinemase.