Kapiten Cana, faleminderit per gjithcka! Ky eshte nderimi qe i bejne tifozet e Olimpikut te Marsejes njeriut qe ne pak kohe ua fitoi zemren duke u shnderruar ne idhull i tyre.
Nepermjet OM-passion.com ata i drejtohen me fjalet: Cfare mund te thuash me shume per Lorik Canen, pervecse karakteri i tij luftarak, vullneti i tij dhe grinta e tij do te na mungojne. Pak lojtare kane ndryshuar ne keto 4 vite tek Olimpiku i Marsejes, por te paket jane edhe ata qe e kane veshur kete bluze dhe jane impenjuar maksimalisht, me aq perkushtim, si mesfushori shqiptar. Ai djale, pa qene nje pasardhes i Peles apo Maradones, ne realitet nuk ka qene nje lojtar i zakonshem si te tjeret, por shume i vecante.