Pas disa vitesh zvarritjesh dhe njė javė negociatave supozohet se Microsoft e Yahoo kanė arritur marrėveshjen pėr bashkėpunim mes tyre.
Microsoft e Yahoo supozohet se kanė arritur marrėveshjen e shumėpritur pėr bashkėpunim, tė cilėn do tė duhej ta bėjnė publik nesėr. Lajmet natyrisht vijnė nga burimet anonime tė afėrta me kompanitė, derisa ato transmetohen nga portali i besueshėm amerikan All Things Digital.

Sipas informatave nė dispozicion, vet marrėveshja ėshtė mė e vogėl sesa qė ėshtė pritur, nuk flitet pėr pagesa tė shumave tė mėdha apo blerjeve tė pjesėve tė caktuara tė kompanive. Microsoft supozohet se do tė merr pėrsipėr afarizmin e kėrkimeve nė faqet e kompanisė Yahoo, i cili nė prapavijė tani do tė ketė makinėn e re tė kėrkimit Bing. Yahoo do tė vazhdojė t’i ofrojė platformėn e reklamimit nė mesin e faqeve tė saj edhe kėrkuesit Bing, por me anė tė teknologjisė AdCenter tė Microsoftit.




Informatat e fundit flasin edhe pėr njė pėrfitimin tė majmė tė Yahoo-sė. Kompania gjatė dy viteve tė para do tė mbajė pėr veti 110 pėr qind tė profitit (domethėnė me pagesė shtesė tė Microsoftit), derisa gjatė vitit tė tretė tė bashkėpunimit 90 pėr qind. Nė kėmbim, Microsoft fiton nė pėrmbushjen e qėllimit tė shumėpritur, ndikimit tė dukshėm nė tregun e makinave tė kėrkimit.

Pėr informatat zyrtare dhe konkrete vlen tė pritet edhe pak kohė, mirėpo me bashkimin e fuqive tė Yahoo e Microsoft ato fitojnė 30 pėr qind tė tregut tė kėrkimeve online. Pjesėn tjetėr prej pothuajse 70 pėr qind natyrisht e mban Google, e cila me kėtė marrėveshje megjithatė bėhet me njė konkurrencė pak mė tė fortė.